Shkodër, policia ndalon tre prostituta

Tre femra nga komunat e Shkodrës janë ndaluar sot nga uniformat blu të qytetit, nën akuzën e ushtrimit dhe shfrytëzimit për prostitucion.
Operacioni kundër trafikimit të paligjshëm u finalizua në orët e para të mëngjesit me ndalimin e 38-vjeçares E. S., lindur dhe banuese në Dobraç; 37-vjeçares D. P., lindur në fshatin Kllogjen, Komuna Temal e banuese në lagjen “3 Heronjtë”, si dhe ndalimin e 62-vjeçares Sh. M., lindur në Malësi të Madhe dhe banuese në lagjen “3 Heronjtë”.
Ndalimi i tre femrave u arrit falë Urdhër- Arrestit të Prokurorisë së Shkodrës, pasi mbi to rëndojnë akuzat për ushtrim dhe shfrytëzim të prostitucionit.