4 ne pranga punonjesit e ujesjellesit vidhnin kabllot

Pas gjashtë muajsh hetimi policia e Fierit ka mundur të identifikojë dhe të arrestojë autorët e vjedhjeve të njëpasnjëshme të kabllove elektrikë që furnizonin me energji pompat e Ujësjellësit. Vjedhjet në linjën përcjellëse të tensionit pranë fshatit Varibop kanë lënë herëpashere pa ujë Patosin dhe një pjesë të Fierit.
Sipas policisë bëhet fjalë për vetë punonjësit e Ndërmarrjes së Ujësjellësit, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin - në kohë të ndryshme - kanë kryer 5 herë vjedhjen e kabllove prej bakri dhe i kanë shitur ato për skrap. Katër prej punonjësve janë vënë në pranga, ndërsa katër të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.
Si pasojë e vjedhjes së fundit e cila zbuloi edhe grupin që vepronte brenda Ujësjellësit, 60 mijë banorë të Patosit mbetën dje pa ujë. Drejtori i Ujësjellësit të Patosit, Baftiar Gropa i cili tashmë po hetohet në gjendje të lirë, tha një ditë më parë se ndërmarrja që ai drejtonte nuk kishte më mundësi financiare për të përballuar zëvendësimin e kabllit të vjedhur.
Aleksandër Nushi