Mbyllet censusi INSTAT Rezultati pas 10 ditesh

Anketuesit e Institutiti të Statistikave kanë trekitur në çdo derë dhe banesë në Shqipëri. Pak orë pas mbylljes së Regjistrimit të Popullsisë dhe Banesave, drejtoresha e përgjtihshme e INSTAT, e shoqëruar nga menaxherët e këtij procesi tha se kjo fazë e punës është mbyllur me sukses. Sipas zonjës Ines Nurja anketuesit e kanë kryer detyrën në terren, por ajo nuk bëri me dije se sa për qind e popullsisë kanë plotësuar formularët e INSTAT.
“Anketuesit e INSTAT, gjatë kësaj periudhe kanë trokitur në çdo derë në të gjithë territorin e Shqipërisë për të mbledhur të dhënat e Censusit. Tashmë, Censusi kalon në një fazë të re, atë të mbledhjes së informacionit nga terreni. Të gjithë pyetësorët, shumatoret dhe materialet e aketuesit do të mbërrijnë në INSTAT për t’u përpunuar dhe për të bërë gati rezultatet paraprake të Censusit. Kështu, një muaj pas mbledhjes së materialeve nga terrei, INSTAT do të përgatisë publikimin e të dhënave paraprake. Në këto rezultate do të ketë informacion mbi numrin e popullsisë rezidente në Shqipëri të ndarë sipas prefekturave dhe gjinisë, numrin total të banesave të banuara dhe të pa banuara, etj”, tha Nurja.
Që prej 1 tetorit 12 mijë anketues dhe 3 mijë kontrollorë kanë qenë në terren duke regjistruar banesat dhe popullsinë rezidente në vend gjatë një muaji. Regjistrimi i Popullisë dhe Banesave 2011 zgjati për 3 javë në terren, por ligji parashikonte dhe një javë shtyrje në rastin kur kishte prona dhe banesa të paregjistruara.
Florian Papadhimitri