"Topi të thërrasë Këshillin e Sigurisë. Kërkuam informacion"
Partia Socialiste reagon për marrëveshjen e ndarjes së ujërave territoriale mes Shqipërisë dhe Greqisë. Deputetja socialiste, Arta Dade, zbuloi dje se opozita i ka kërkuar më shumë informacion rreth kësaj marrëveshjeje Ministrisë së Jashtme, por ky institucion ka refuzuar të japë shpjegime. Ndërsa deputeti socialist, Pandeli Majko, vlerëson se çështja që përflitet kaq shumë në media është një skandal dhe se Presidenti i Republikës, Bamir Topi, duhet të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Dy deputetët socialistë, zyrtarë të lartë kësaj partie dhe ministra në kohën e qeverisjes socialiste, mohojnë kategorikisht se një marrëveshje e tillë mund të jetë biseduar në qeverisjen e tyre.
Dade
Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, anëtare e Komisionit të Jashtëm në Parlament, Arta Dade, tha dje për "Shqip" se nuk mund të japë një ide të saktë dhe të qartë të asaj çfarë parashikon marrëveshja. Kjo, sepse sipas saj, Ministria e Jashtme ka refuzuar të bëjë transparencën. Dade tha se Komisioni i Punëve të Jashtme në legjislaturën e shkuar i ka kërkuar këtij institucioni më shumë informacion, por nuk u është dhënë. "Nuk e njoh marrëveshjen dhe nuk mund të jap një mendim pa e ditur se çfarë parashikon ajo. Kur kam kërkuar nga Ministria e Jashtme më shumë informacion, refuzoi të na jepte, ndaj s‘ka pasur transparencë", vërejti deputetja socialiste, njëherësh edhe sekretarja për marrëdhëniet me jashtë në selinë rozë. Megjithatë, Dade vlerëson reagimin qytetar dhe mediatik në lidhje me këtë çështje, përderisa e ka shoqëruar mungesa e transparencës. Si ish-ministre e Punëve të Jashtme gjatë kohës së qeverisjes së PS-së, Dade shprehet e sigurt se për një marrëveshje të tillë nuk është folur në asnjë moment me qeverinë greke. "Ka një spekulim kur thuhet se për një marrëveshje të tillë është folur në kohën e qeverisjes socialiste. As kur kam qenë unë në këtë dikaster dhe as z. Milo nuk është folur apo shtruar një bisedë e tillë me shtetin grek. Gjithçka ka dalë nga qeveria Berisha", vërejti Dade.
Majko
Pandeli Majko, ish-kryeministër dhe ministër i Mbrojtjes, shprehet se marrëveshja nuk është shumë transparente dhe për këtë Presidenti i Republikës duhet të thërrasë Këshillin e Sigurisë Kombëtare për ta marrë në analizë. "Presidenti duhet të thërrasë Këshillin e Sigurimit, të kërkojë informacione, pasi kjo çështje nuk mund të qëndrojë vetëm në nivelin mediatik. Kufijtë nuk janë as të Partisë Socialiste dhe as të Partisë Demokratike", u shpreh Majko në një intervistë për "Top Channel". Sipas Majkos, edhe sikur 10 për qind e asaj që thuhet të jetë e vërtetë, atëherë ky është një problem që kap momentin e skandalit dhe që do të rëndojë në marrëdhëniet dypalëshe. "Nuk kemi pse bëjmë me faj vendin fqinj, fajin e kemi brenda vetes", tha Majko, i cili sqaroi se në asnjë qeverisje socialiste nuk ka qenë në diskutim një marrëveshje e tillë. Marrëveshja e firmosur pak muaj më parë nga qeveritë e dy vendeve pritet të kalojë javën që vjen në Parlament. Nisur nga kjo, ekspertë dhe analistë të ndryshëm i janë rikthyer sërish çështjes së kufijve, duke deklaruar se Shqipëria ka lëshuar territor në favor të Greqisë.