E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Titulli? Unë bëj tifo për Vetelin"

Botërori i Formula 1 është kthyer "sërish shumë tërheqës dhe ende i hapur" në këtë fazë përmbyllëse të tij. Majkëll Shumaker është i bindur se bashkëkombësi i tij, Sebastian Vetel, i ka ende "mundësitë të fitojë titullin e pilotëve". Gjermani shtatë herë kampion i botës, pranon se "i ka kryqëzuar gishtat" në lidhje me shpresën që piloti i Rebullit të fitojë ndaj anglezit Xhenzon Baton (Braun-Mercedes), që komandon me 14 pikë avantazh ndaj shokut të tij të skuadrës, brazilianit Rubens Barrikelo dhe 16 pikërisht ndaj Vetelit. Tani mungojnë edhe dy gara deri në përfundimin e sezonit, në Brazil dhe në Abu Dhabi. "Matematikisht është ende gjithçka shumë e mundur", thekson gjiganti Majkëll Shumaker.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›