Felipe Massa kthehet në pistë me Ferrarin
Rreth orës 10:45, Felipe Masa ka bërë debutimin e tij në pistë në bordin e një makine të Formula 1 pas incidentit që e la jashtë botërorit që nga Çmimi i Madh i Hungarisë. Braziliani, pas "ok" të Komisionin Mjekësor të FIA-s, ka mundur të hipë mbi një Ferrari F2007 privat dhe ka zhvilluar testet e para, edhe pse rikthimi i tij në gara do të bëhet vetëm në sezonin 2010. Pas provave të para piloti është rikthyer në bokse, për të dalë sërish më pas në pistë për të tjera teste në cirkuitin e shtëpisë Ferrari. Ai është parë shumë i lumtur. "Shkoi shumë mirë. Ajo që ndodhi nuk ka ndryshuar asgjë. Do të jem sërish i njëjti ‘kopil‘ si më parë", ka theksuar në fund të testeve piloti brazilian i Ferrarit.