E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi thellon skandalin, ndan media ne kunder dhe proqeveritare

Bamir Topi gaboi serish dje. Serish me dy deklarata, serish me dy thellime te skandalit te tij. Duke u munduar te mbuloje ate fyerje te rende qe i beri shqiptareve te Veriut, bashke me stafin e tij, dolen me deklarata qe ne vend te jepnin sinjale ndjese, sulmonin mediat duke theksuar se lajmet per skandalin e tij ishin botuar "ne disa gazeta te njohura si proqeveritare".

Kurse me tej, duke dashur te zbuse zemerimin e drejte te shkodraneve, ka thurur elozhe te shumta. Por gabimi i Topit ketu qendron tek kombinimi i elozheve me fyerjen serish te kryetares se Kuvendit: "Ne asnje rast, ne asnje fjale apo veprim te tij nuk ka bere komente kritike ndaj qytetit te Shkodres, qytetarise se saj, tradites se pasur te gjuhes apo te kultures se saj. Mesazhi kritik i eshte adresuar nominalisht nje zyrtari te larte te shtetit". Per me teper, Topi thellon skandalin duke e vleresuar keshtu Topallin: "Per kedo sot eshte e qarte se ky ose keta individe nuk perfaqesojne Shkodren as traditat e saj te cmuara kulturore, por vetem nje grup individesh te lidhur me interesa specifike pushteti, te cilet me rotacion nominal e kane pronesuar me pa te drejte vendimmarrjen politike te ketij qyteti"(!) E ne fund te vrerit te nxjerre, nuk reshtin as akuzat absurde: "Kjo sjellje abuzuese me mandatin perfaqesues dhe vullnetin e qytetarise shkodrane, me siguri qe nuk ka dhe nuk mund te kete mbeshtetje qytetare, pervec grupeve te tilla te izoluara dhe te lidhura me interesa te ngushta ekonomike e politike".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›