Kraja: Deklarata e Bamir Topit, e njejte me ate te perfaqesuesit te PS
Deklaratat e Bamir Topit ndaj kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli jane cilesuar fyese dhe denigruese dhe nga intelektuale te njohur te Shkodres. Shkrimtari dhe dramaturgu Fadil Kraja e quan qendrimin e Bamir Topit, si nje vazhdim i qendrimeve denigruese per gegerishten, qendrime qe kane ardhur me pare dhe nga nje deputet i Partise Socialiste. Ai thote se keto jane deklarata fyese per te gjithe shkodranet. "Ishte e njejta deklarate qe ka pas dhane nje deputet, ishte nenkryetar bashkie atehere, nje Shalsi. Kjo vazhde sulmesh ka kaluar edhe ne vulg, edhe ne kafene. Fillojne te tallen edhe me mitet tona, me legjendat tona, deri edhe Skenderbeun. Te vjen keq qe ne kete vazhde, te ketyre qe cdo gege kur e degjojne e quajne malok, ka rene dhe Presidenti yne. Pjesa me e madhe e shqiptareve qe nga Malet e Sharrit, e deri ne Shkumbin flasin gegenishten" tha dje Kraja. Ati shtoi se dialekti gege eshte ne themelin e gjuhes shqipe dhe baza e levrimit te shqipes ka ardhur nga figura qe flisnin dialektin verior. "Gegenishtja ka formuar fjalet e para te gjuhes shqipe, formula e pagezimit, po ashtu eshte gegenisht. Kater burrat e medhenj, ata qe vune bazen e letersise shqipe; Buzuku, Budi, Bogdani, Bardhi. Eshte e lidhur kultura shqiptare me gegerishten eshte e lidhur historia e gjuhes shqipe me gegerishten. Kush e formoi alfabetin te gjuhes shqipe", tha Kraja.
Te njejtin mendim ka edhe pedagogu i Gjuhe-Letersise ne Universitetin "Luigj Gurakuqi" te Shkodres, Erzen Koperaj, i cili eshte shprehur se gegerishtja duhet te respektohet.
Migjen Kelmendi: Topi, mentalitet enveristi
Deklarata e Bamir Topit eshte komentuar dje gjeresisht ne shtetin tjeter shqiptar, Repuliken e Kosoves ku sigurisht flitet shqip, por me dialekt kosovar. Vec reagimeve te qytetareve, te zemeruar per ndasite qe krijoi Bamir Topi, reagime ka edhe ne rrethet akademike te Prishtines. Publicisti Migjen Kelmendi thote se qendrimi i Bamir Topit eshte nje perpjekje e njohur per te ndaluar dialektin e gegenishtes. "Nje polemike dhe nje replike qe ndodhi midis Bamir Topit dhe kryeparlamentares Topalli, vetem sa na kthen prapa, sepse eshte nje e vertete e madhe e realitetit tone sot, ndalimi i te folmes gegenisht dhe shkrimi dhe publikimi ne dialektin gege", - tha publicisti Kelmendi.
Me tej ai deklaroi se "nje kryetar shteti si Bamir Topi ne kete rast prezanton jo vetem unitetin politik te shtetit, por prezanton edhe unitetin kulturor, gjuhesor, pluralitetin e pasurise gjuhesore dhe kulturore shqiptare. Prandaj eshte e pafalshme per nje kryetar shteti me ra ne gracken e steriotipizimit te jomendimtarit politik".
Per Kelmendin, deklarata e Bamir Topit deshmon perqasjen e ketij te fundit me filozofine enveriste te regjimit te kaluar. "Ky eshte nje pozicion joqytetar, eshte nje pozicion qe nuk i ben nder nje demokrati te deklaruar si Bamir Topi dhe ne esence, zbulon dicka shume te mocme dhe te ditur, nje enverizem te brendshem te zotit Topi, sepse vetem me enverizem shpjegohet urrejtja ndaj gegerishtes" tha prof. dr. Kelmendi.
Kultura shqiptare, civilizimi shqiptar, tha prof. Kelmendi, ka nje sfide, enverianet kunder europianeve. "Ky eshte pozicioni i nje enveristi kunder nje europiani. Sfida shqiptare eshte sfide e kulturave, eshte perplasje e kulturave, nese duhet me ece perpara dhe jo me mbet peng i botekuptimeve i nje kohe shume te vrazhde dhe shume primitive sic ishte diktatura e Enver Hoxhes", - ka perfunduar publicisti kosovar Migjen Kelmendi.