E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gramsh, fadroma përplas një 11-vjeçar

Një 11-vjeçar është plagosur rëndë pasi është përplasur nga një fadromë në qytetin e Gramshit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen “Sporti” të këtij qyteti ku 11-vjeçari me inicialet R.Veliu është përplasur nga një fadromë.
 

Menjëherë i plagosuri është dërguar në spitalin Ushtarak në kryeqytet dhe sipas mjekëve gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.
 

Ndërkohë policia ka shoqëruar drejtuesin e fadromës, 50-vjeçarin Neshat Braçja për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›