Meta largohet nga dy postet qeveritare

Sot në mesditë, Meta në një konferencë shtypi nga selia e partisë së tij, sqaroi arsyet e largimit, duke mos lënë mënjanë akuzat ndaj atyre që nxorën videon.
Vendimi u përshëndet edhe nga partneri kryesor në koalicion, kryeministri Sali Berisha pak momente pasi Meta bëri publik largimin nga dy postet që mbante në qeveri, njërin prej pak muajsh, ndërsa atë të zv/kryeministrit që në krijimin e kësaj qeveria pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2009.
“Në vijim të angazhimit tim për të lënë imunitetin që në momentin e parë të publikimit të akuzave të tilla njëkohësisht jam sot këtu për të deklaruar se lufta kundër këtij fenomeni të shëmtuar të krimit të organizuar për të marrë peng institucionit, për të marrë peng jetën politike, për të marrë peng të ardhmen evropiane të Shqipërisë, për të goditur lirinë dhe të drejtat e njeriut në këtë vend, e kërkon që unë sot të jap dorëheqjen nga detyrat qeveritare të zv/kryeministri dhe të ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës”, tha Meta gjatë konferencës për media.
Ai sqaroi se nuk ishte e mjaftueshme për të lënë vetëm imunitetin, por edhe postet qeveritare, çka për Metën, kjo bëhet për t’u përballur me drejtësinë si të gjithë qytetarët e tjerë të këtij vendi. Ai paralajmëroi se do të niste betejë publike dhe ligjore ndaj Dritan Priftit, i cili u largua nga Ministria e Ekonomisë pak më muaj më parë për t’u zëvendësuar nga vetë Meta. “Duke lënë sot detyrën, njëkohësisht unë do të nisë një betejë ligjore penale dhe civile ndaj mostrës Dritan prifti, pasi është e rëndësishme që në këtë vend të gjithë ata që janë të marrë peng për arsye të veprimeve të tyre korruptive. “Gjithçka do të fillojë në kohën e duhur, kjo është një betejë e fituar politikisht, moralisht dhe ligjërisht. Shqipëria dhe shqiptarët, absolutisht, nuk mund të merren peng nga krimi i organizuar dhe mostrat si Dritan Prifti dhe të tjerë, të cilat janë njerëz që kanë humbur përjetësisht lirinë dhe dinjitetin e tyre për shkak të së kaluarës korruptive dhe kriminale”, vijoi kreu i LSI-së.
Meta tha se i kishte shprehur kryeministrit Berisha vendosmërinë për të konsoliduar më tej koalicionin qeveritar. /Saimir Lleshi/Start/
2011-01-14 13:05
[