E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi uron besimtarët bektashinj për Festën e Hashures

Share

Presidenti Bamir Topi ka uruar gjithë besimtarët ditën e sotme me rastin e Festës së Hashures. Nëpërmjet një mesazhi drejtuar Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, kreu i shtetit u uron bektashinjve një vit të mbarë, plot begati e tolerancë.

Në këto momente të gëzimit tuaj të përbashkët, dëshiroj tju shpreh urimet e mia më të sinqerta e të përzemërta!

Është vërtet një traditë e bukur e kësaj date të bekuar në kalendarin islamik, por edhe një vlerë e rrallë njerëzore, e cila tek besimtarët shqiptarë shfaqet me gjithë shenjtërinë e saj, kur vëren shfaqjen e dashurisë dhe të mirëkuptimit për njëri-tjetrin, një qasje më të ndjerë ndaj aktit të ofrimit të ndihmës, shkëmbimit të të mirave, vëmendjen ndaj të moshuarve e ndaj fëmijëve, duke u dhënë atyre më tepër përkujdesje, dashuri e kënaqësi.

Dhëntë Perëndia që dhe viti i ardhshëm të jetë për të gjithë ju një vit i prodhimtarisë, begatisë, i paqes, tolerancës, si dhe i krijimi të familjeve të reja, të lindjes së fëmijëve të shëndetshëm dhe i të gjithë të tjera! Gëzuar Festën e Hashures!, theksohet në mesazhin e Presidentit Topi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›