E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Koalicioni me PS-në, oshilacion. Rama nuk bën mirë që shkruan kujtime

Share

Ilir Meta ka kundërshtuar një koalicion të mundshëm me PS-në për zgjdhjet e 2013-s, duke thënë se këto janë thjesht oshilacione. Unë nuk mund të merrem me oshilacione,është shprehur shkurt Meta mbi zërat e vazhdueshëm mbi një koalicion të mundshëm mes PS-së dhe LSI-së në zgjedhjet e ardhshme.

Ai ka komentuar për herë të parë edhe librin e Ramës, Kurban, duke thënë se kreu i PS-së nuk bën mirë që shkruan kujtime.

“Mendoj se ka shumë libra të tjerë interesantë. Një politikan që është aktiv, nuk bën mirë të shkruajë kujtime, aq më shumë nën peshën e dëshpërimit të një humbjeje”, – tha Meta.

Vetë Rama ka dalë kategorikisht kundër koalicionit me Metën, duke thënë se, nëse PS do të vijë në pushtet, këtë do ta bëjë me moral dhe jo me zhgëryerrje në llumin e korrupsionit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›