E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit. "Kjo ditë e sakrificës dhe e ngadhënjimit të devotshmërisë ndaj egoizmit t'ju ketë gjetur më të bindur në ndjenjat e solidaritetit njerëzor, më të devotshëm, më të përkushtuar për të punuar për të ardhmen e familjeve tuaja dhe të atdheut tonë", thuhet në mesazhin e Kreut të Shtetit, i publikuar në faqen zyrtare të Presidencës. Presidenti Topi nënvizon ndër të tjera në mesazhin e tij që "paqja, begatia dhe prosperiteti të ndriçojnë të gjithë shqiptarët, kudo që jetojnë e punojnë". "Në këtë ditë të obligimit e të sakrificës le të tregojmë më shumë vëmendje për personat më në nevojë dhe të forcojmë vlerat më humane të unitetit, tolerancës, forcës, vëllazërimit dhe bashkëjetësës, cilësi të çmuara të popullit tonë", thekson Kreu i shtetit në këtë mesazh.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›