Higjiena ne sezon turistik kritika per inspektoret
Gjate sezonit veror nuk kane kryer sic duhet punen e tyre. Sherbimi sanitar qe u eshte ofruar turisteve nuk ka qene aspak ne nivelet e duhura. Inspektoret qe duhej te monitoronin e te ndeshkonin shkelesit nuk e kane bere sic duhet punen e tyre. Duke marre shkas nga ankesat ministri i Shendetesise Petrit Vasili paralajmeroi dje te gjithe kryeinspektoret sanitare te vendit. Asnje kompromis per zbatimin e ligjit. Per cdo inspektor sanitar puna do te normohet dhe kush do ti mungoje impenjimit do te lere automatikisht vendin e punes tha Vasili. Nuk munguan edhe masat administrative per pese drejtori te shendetit publik si dhe kryeinspektorin per te gjithe vendin. Takimi kishte si objektiv pergatitjen per sezonin e dimrit bashke me specifikat qe e karakterizojne kete sezon. Ministri Vasili ka shprehur mesazhe te qarta duke lene edhe detyra konkrete per Drejtorine e Shendetit Publik dhe Institutin e Shendetit Publik qe do te drejtojne veprimtarine e pergatitjes se nje strategjie dhe masave konkrete per sezonin e dimrit. U analizua me detaje edhe situata per sezonin veror. Inspektoriati ka munguar te jete ne ate intensitet qe imponoi ky sezon turistik. Vendosmeria nuk ka qene ne nivelin e kerkuar dhe shpeshhere eshte verejtur edhe nje fare terheqjeje para presionit te disa bizneseve per te vazhduar ne shkeljen e rregullave. Sigurisht kjo eshte e papranueshme cdo njeri qe ka detyren e inspektorit apo ndihmesinspektorit duke filluar nga inspektoret e Ministrise se Shendetesise per te vazhduar ne rrethe kane vetem nje detyre zbatimin pa asnje kompromis te ligjit dhe asnje terheqje para cdo lloj presioni cilido qofte ai dhe denoncimi i cdo lloji theksoi ministri. Ai shtoi se ne kete pike nuk do te kete me tolerime. Po ua them publikisht kushdo qe zgjedh te punoje ne shendet publik se bashku me respektin per punen e tij ka dhe privacione te medha u shpreh ministri i Shendetesise. Mbas ketij takimi ai la per detyre fillimin e analizave te thelluara nga Drejtoria e Shendetit Publik ne ministri per te vazhduar ne rrethe dhe vecanerisht drejtorite e Durresit Sarandes Shkodres dhe Pogradecit. Sipas tij nga vleresimi i bere ne terren dhe koordinimi i munguar me Inspektoriatin e Mjedisit dhe Drejtorite e Policise ka bere qe ne momente te caktuara situaten ta marrin ne duar abuzuesit me shendetin dhe qetesine e njerezve. Kjo qofte ne nivel zhurmash higjiene urbane te pamjaftueshme apo ne nivelin e kontrollit te ujit te pijshem. Si reflektim per kete situate dhe per rimodelimin e gjithe punes per muajt ne vazhdim per vecorite qe ka stina qe vjen para jam i detyruar te bej publike disa masa administrative te ndermarra ne lidhje me kete pritshemri. Drejtori i Shendetit Publik dhe kryeinspektori i republikes merr verejte te rende me paralajmerim per shkarkim nga detyra. E njejta mase do te merret edhe per drejtorin e Institutit te Shendetit Publik drejtoret e Shendetit Publik Vlore Durres dhe Sarandes tha Vasili.