Topi vizitë dy ditore në Turqi, takime me krerë të lartë shteti
TIRANË- Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Turqi në datat 10-11 tetor.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat turke, por konfirmohet edhe nga zyrat e shtypit të dy presidenteve. Në Turqi Topi do takohet me homologun e tij Abdulla Gyl, me kryeministrin Erdogan dhe kreun e Kuvendit të këtij vendi.
Ndërkohë që do të jetë i pranishëm në takimin e Këshillit të Biznesit mes dy vendeve që do zhvillohet në Ankara. Me Gyl Topi do bisedojë për marrëdhëniet mes dy vendeve si dhe zhvillimet në rajon.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)