E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, aksidentohen Hervin Çuli e Eralda Çaushi, sot kishin shfaqje

DURRËS- Hervin Çuli dhe Eralda Çaushi dy aktorë të trupës së teatrit ‘Aleksadër Moisiu’ në Durrës dhe drejtuesi i mjetit në të cilin ato udhëtonin kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti në autostradën Tiranë-Durrës, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm, në km e katërt të autostradës. Sipas policisë, automjeti me targa AA 506 BC me të cilin udhëtonin 3 personat ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanalin anësor.

Si pasojë kanë mbetur të plagosur dy aktorët Hervin Çuli dhe Eralda Çaushi, të cilët ndodhen jashte rrezikut për jetën, ndërkohë që në gjendje më të rende ndodhet drejtuesi i mjetit Indrit Strazimiri.

Dy aktorët dhe Indrit Strazimiri, drejtues i mjetit janë dërguar menjëherë në spialin ushtarak në Tiranën ku po i nënshtrohen të gjitha kontrolleve të nevojshme dhe po mbahen përkohësisht nën vëzhgimin mjekësor.

Burime nga policia e Durrësit bëjnë me dije se shkak i aksidentit ka qënë lagështira në rrugë, pasi gjatë gjthë natës së mbrëmshme në këtë aks rrugor rreshjet e shiut kanë qënë të mëdha, por edhe shpejtësia e madhe në automjetin në të cilin udhëtonin tre personat.

Dy aktorët Çuli dhe Çaushi pritej te merrnin sot pjesë në shfaqjen “Suita 51 në Hotel Piaza”, një shfaqje që do të celte edhe sezonin e ri në teatrin e Durrësit ‘Aleksander Moisiu’, ndërkohë që ende nuk ka një konfirmim nëse shfaqja do të shtyhet.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›