Kakavijë, sekuestrohen 13 kg mariuanë, pranga 25-vjecarit
KAKAVIJË- Sekuestrohet në pikën kufitare të Kakavijës një tjetër sasi lënde narkotike, ndërkohë që një 25-vjecar është vënë në pranga.
Policia konfirmon se kanë qenë 13 kg mariuanë, e zbuluar në një autobus të linjës Fier-Athinë.
Të njëjtat burime bëjnë të ditur se kanë marrë sinjalizime lidhur me transportin e lëndës narkotike, cka ka detyruar forcat e rendit që të zhvillojnë një aksion kontrolli në të gjithë autobusët e linjës ndërkombëtare Shqipëri-Greqi në pikën doganore të Kakavijës.
Sasia e lëndës narkotike është pikasur rreth mesnatës, në një valixhe brenda autobusit të linjes Fier-Athinë. Droga ishte e vendosur në 11 pako me letër natriban.
Unifromat blu kanë vënë në pranga transportuesin e saj, 25-vjecarin Erion Trifoni nga qyteti i Fierit, i cili ishte emigrant në Athinë. Po hetohet mbi lidhje të mundshme të 25- vjecarit me rrjetin e drogës.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)