E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ceremonia mortore e Ramiz Alisë ditën e dielë, do prehet në Sharrë

TIRANË- Ish-udhëheqësi i fundit i regjimit komunist dhe ish-presidenti i parë pluralist pas viteve 90, Ramiz Alia do të përcillet për në banesën e fundit ditën e ditëlë në 9 tetor.

Në orën 10:00 të ditës së diel protokolli i shtetit ka vendosur që homazhet të bëhen në Shtëpinë Qëndrore të Ushtrise.

Vonesat për varrimin e Ramiz Alisë janë kushtëzuar nga ardhja e dy fëmijëve të tij që jetojnë jashtë.

Djali i të ndjerit gjendet në Francë, ndërkohë që vajza në Suedi. Institucioni i Protokollit të Shtetit i pyetur nga Gazeta Shqiptare shprehet se ish-presidentëve u takon t’ju mbahet ceremonia e homazheve, por gjithnjë në vullnetin dhe bashkëpunimin e familjes.

Trupi i pajetë i Ramiz Alisë qëndron në morgun e QSUT-së. Ish-udhëheqësi i fundit komunist Ramiz Alia u shua ne moshen 86-vjecare si pasojë e disa sëmundjeve kronike.

FAMILJA: RAMIZ ALIA DO PREHET NË SHARRË
Ora 11:18 Familjarët e të ndjerit Ramiz Alia kanë dhënë detaje për NEËS24 sa i përket ceremonisë mortore. Alia do të përcillet për në banesën e fundit të dielen në 9 tetor në orën 11:00 në varrezat e Sharrës. Në orën 10:00 të ditës së dielë Protokolli i Shtetit ka vendosur që homazhet të bëhen në Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë.
(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera Shuhet në moshën 86-vjecare, Ramiz Alia ish-udhëheqësi komunist FOTO: Jeta dhe veprimtaria e Ramiz Alisë VIDEO: Ndahet nga jeta Ramiz Alia

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›