E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi vizitë në Poloni, merr pjesë në Samitin e Varshavës

TIRANE- Presidenti Topi me Zonjën e Parë, Teuta Topi, me ftesë të Presidentit të Polonisë, Bronislav Komorovski, në krye të delegacionit zyrtar niset në Poloni ku do të marrë pjesë në Takimin e 17-të të Presidentëve të Shteteve të Evropës Qendrore, që zhvillon punimet në 26-28 maj.

Burime zyrtare të Presidencës bëjnë të ditur se në takim do te jete i pranishem edhe Presidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Barak Obama. E pranishme do të jetë edhe Presidentja e Kosoves, Atife Jahjaga.

Në qendër të diskutimeve të dy sesioneve plenare do të jenë çështje të ruajtjes së stabilitetit e prosperitetit në Evropën Qendrore e më gjerë.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›