E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi vizitë në Turqi, takime me krerët e shtetit

Kreu i shtetit Bamir Topi do të zhvillojë sot një vizitë tre ditore në Turqi ku do të takohet me krerët më të lartë të shtetit turk.
 

Presidenti i Republikës do të pritet me nderime shtetërore dhe do të zhvillojë takime me Presidentin e vendit Abdullah Gyl, me të cilin do të mbajë dhe një konferencë të përbashkët për shtyp, Kryeministrin Rexhep Tajip Erdogan, Kryetarin e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Cemil Çiçek.

Axhenda e Presidentit Topi parashikon gjithashtu dhe pjesëmarrjen e tij në Mbledhjen e Këshillit të Biznesit turko-shqiptar, ku Kryetari i Shtetit Shqiptar pritet të mbajë fjalën përshëndetëse.

Në përmbyllje të vizitës, Presidenti Topi do të zhvillojë një takim dhe me përfaqësues të bashkësisë shqiptare në Turqi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›