E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, pranga shqiptarit për trafik droge

Sipas medias italiane 27 vjecari klandestin në Itali i kishte shpëtuar arrestimit në kuadër të një operacioni antidrogë "Beatiful 2008" i cili prangosi 5 persona të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike. 

RAVENA- Një emigrant shqiptar është arrestuar në Ravena të Italisë pasi akuzohet se është i përfshirë në një organizatë që merrej me trafik droge. Sipas medias italiane Festim Xhahysa, 27 vjec klandestin në Itali i kishte shpëtuar arrestimit në kuadër të një operacioni antidrogë "Beatiful 2008" i cili prangosi 5 persona të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike mes Ravenës, Bolonjës dhe Romë. 27 vjecari shqiptar u arrestua nga karabinierët e provincës së Ravenas në bashkëpunim me ato të Romës, me vendim arresti të gjykatës së Ravenas.

Xhahysa ishte përpjekur të evitonte prangat duke treguar një pasaportë dhe një patentë të lëshuar nga autoritetet shqiptare me emrin Artur Paskali. Më pas policia ka kontrolluar banesën ku dhe i është gjetur pasaporta origjinale.

(s.g/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›