E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi, vleresim kryetarit te Gjykates se Larte, Thimio Kondi

Kryetari i Gjykates se Larte, Thimio Kondi, u pershendet dje me Presidentin Bamir Topi, me rastin e largimit te tij nga detyra per perfundim te mandatit. Gjate pritjes se zhvilluar ne Presidence, kreu i shtetit vleresoi punen disavjecare qe kryetari i Gjykates se Larte, Kondi, ka kryer ne drejtimin e ketij institucioni, si dhe eksperiencen e tij si profesionist i fushes. Ndersa Kondi e falenderoi Presidentin per pritjen e mbeshtetjen e dhene nga kreu i shtetit. Nga ana tjeter, ai e siguroi Presidentin per gatishmerine e tij per te vazhduar bashkepunimin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›