Topi vleresohet me mimin Nderkombetar te Paqes
Presidentit te Republikes Bamir Topit iu dorezua dje ne Itali mimi Nderkombetar i Paqes. Me ftese te Qendres se Studimeve Xhuzepe Donati kreu i shtetit ishte i pranishem ne ceremonine me rastin e Dites se 28-te Nderkombetare te Paqes Kultures dhe Solidaritetit qe u zhvillua ne Katedralen e Pistojes me pjesemarrjen e autoriteteve me te larta vendore dhe qindra qytetareve italiane dhe shqiptare qe banojne ne Itali. Ne pranine e zevendes/presidentit te Senatit italian Vanino Kiti presidentit Topi iu akordua mimi Nderkombetar i Paqes me motivacionin Per promovimin gjate nje pjesemarrjeje te gjate dhe te rendesishme ne poste te ndryshme institucionale te vendit te tij deri ne postin e Presidentit te Republikes se Shqiperise te reformave te gjera dhe rrenjesore shoqerore duke perforcuar demokracine si dhe per kontributin ne forcimin e miqesise dhe marredhenieve politike ekonomike dhe shoqerore me Italine. Organizimi i Dites Nderkombetare te Paqes Kultures dhe Solidaritetit daton qe ne vitin 1984. Qe prej kesaj kohe e ne vazhdim me cmime te larta per kontributin e tyre jane vleresuar personalitete boterore si Xhulio Andreoti Oskar Luixhi Skalfaro Shimon Perez Abe Pierr Enco Biaxhi Alberto Sordi e shume te tjere. Ne listen e ketyre personaliteteve boterore spikasin dhe ato shqiptare Nene Tereza dhe Ibrahim Rugova thuhet ne njoftimin per shtyp.