E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sanxhaku braktis PS-ne rikthehet ne LSI

/ /

Albert Sanaxhaku kryetari i Bashkise se Lushnjes eshte rikthyer serish tek LSI-ja. Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta ishte dje i pranishem ne nje takim me anetaret dhe mbeshtetes te kesaj partie ne qytetin e Lushnjes. Ne kete takim ishte i pranishem dhe kryetari i bashkise Albert Sanxhaku i cili deklaroi rikthimin e tij se bashku me 350 anetare te rinj ne LSI. Gjate fjales se tij Ilir Meta u shpreh se LSI-ja eshte parti e hapur dhe kushdo qe deshiron te kontribuoje per integrimin e vendit eshte i mirepritur ti bashkohet LSI-se. Sipas kreut te LSI-se kush punon per LSI-ne punon per integrimin e vendit. Kreu i Bashkise se Lushnjes falenderoi Meten per pranimin e tij serish ne LSI dhe sikurse u shpreh vete ai largimi i tij nga kjo force erdhi si rrjedhoje e keqkuptimit nga te deleguarit e Kryesise dhe theksoi se nuk mund te kontribuonte ne nje parti tjeter e cila punonte kunder interesave te Shqiperise dhe shqiptareve.
Rikthimi i zotit Sanxhaku ne LSI mendoj se eshte rezultat i nje reflektimi. Ne fund te fundit ajo qe ka ndodhur ka qene nje aksident ka qene kryesisht rezultat i mosmarreveshjeve te ketyre perfaqesuesve te LSI-se se Lushnjes me te deleguarin e kryesise se asaj kohe. Keto ceshtje tashme mendoj se jane tejkaluar dhe une me mire se vete z.Sanxhaku nuk mund ta shpreh. LSI-ja eshte nje force shume pozitive me energji vetem pozitive per nje politike konstruktive per nje politike proeuropiane te Shqiperise. Dhe natyrisht nje force e tille nuk mund te jete ndryshe vecse nje parti e dyerve te hapura per te gjithe ata qe duan te kontribuojne u shpreh Meta. Nga ana e tij kryebashkiaku i Lushnjes rikthimin e tij tek LSI-ja e ka cilesuar si nje qendrim kunder te gjithe atyre qe pengonin integrimin e vendit. Motivi eshte politik shume i aspiruar. LSI-ja ka qene morali im politik. shte nje parti e cila ka aspiruar dhe aspiron vazhdimisht per integrimin europian dhe nuk mund te jemi kontrapedal ne politike qe te pengojme qytetaret tane qe te pengojme shqiptaret te levizin lirshem ne Europe dhe ti nxjerrim neper bulevarde per protesta apo greva. Ne te kundert ne jemi nje force qe punojme sa me shume per te miren e shqiptareve duke u krijuar klime pozitive te gjithe atyre investitoreve edhe atyre te huaj qe te jene prezente ne ekonomine tone u shpreh Sanxhaku.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›