E Shtunë, 31 Tetor 2026

Homoseksualet ne ushtri zbulohet udhezimi i OSBE

/ /

Udhezimi nje dokument prej mese 300 faqesh eshte pergatitur nga eksperte te njohur nderkombetare dhe ne forme rekomandimi i sugjerojne Ushtrise shqiptare si te veproje rast pas rasti duke pare eksperiencat me te mira nderkombetare. Por nje kapitull te vecante ka edhe per orientimet e ndryshme seksuale. Shqiperia nuk e ndalon me ligj rekrutimin e homoseksualeve apo lesbikeve ne ushtri por udhezimi kerkon ne menyre specifike qe te mos kete ngacmime diskriminime apo probleme te ndryshme brenda radheve te ushtrise. Ne keto rekomandime OSBE kerkon qe ministri i Mbrojtjes duhet te marre mase speciale per te evituar raste te mundshme. Ministri i Mbrojtjes duhet te ndermarre masa speciale per te siguruar se nuk ekzistojne dallime mes politikes de jure dhe de facto. Masat e ketilla e perfshijne politiken per informim arsimin dhe trajnimin per ngritjen e vetedijes si dhe procedurat ankimore dhe te sanksionimit per ngacmim dhe diskriminim thuhet ne udhezim. Sipas ketij udhezimi argumentet kryesore kunder pranimit te gay-ve dhe lesbikeve ne Forcat e Armatosura nuk bazohen ne deshmi shkencore ose objektive por ne baza kulturore dhe ne paragjykime. Ekzistojne brenga qe mentaliteti homofobik mbizoteron ne Forcat e Armatosura ku ne fakt cilido qe dallon ose nuk pershtatet mund te ballafaqohet me veshtiresi. Pengesat kulturore jane problem jo vetem ne shtetet ku gay-ve dhe lesbikeve u ndalohet sherbimi por edhe ne vendet ku ndalesa eshte menjanuar teresisht. Shume shtete te tjera pjesemarrese te OSBE-se u lejojne gay-ve dhe lesbikeve te sherbejne ne forcat e armatosura. Me kete qasje domosdoshmeria per garantimin e gatishmerise ushtarake nuk e nenkupton perjashtimin e personelit homoseksual shprehet udhezimi. Ushtria e vlereson rezultatin e punes sipas kritereve profesionale pa dallim nga orientimi seksual. Forcat e Armatosura te Mbreterise se Bashkuar jane shembull per kete qasje. Ne vitin 2000 Mbreteria e Bashkuar e anuloi ndalimin e gay-ve dhe lesbikeve ne ushtri ne vijim te dy vendimeve te Gjykates Evropiane per te drejtat e njeriut.
Ankimimi
Ne shume vende nuk ekzistojne procedura speciale ankimore ne rastet e shqetesimit te bazuar ne orientimin seksual. Mekanizmat e ankesave per gay-t dhe lesbiket shpeshhere inkorporohen ne mekanizmat e pergjithshme te ankesave me qellim te evitimit te identifikimit ne rastet kur individi deshiron te mbetet anonim. Pjesetaret ushtarake gay dhe lesbike qe jane viktima te praktikave diskriminuese mund te iniciojne procedura te rregullta joformale permes raportimit te rastit tek eprori i cili mund ta hetoje ankesen ose tia referoje oficerit komandues. Nese hetimi i ketille eshte i pakenaqshem per viktimat ata mund te kerkojne edhe shqyrtim te rastit nga Gjykata Civile p.sh. ne France dhe Suedi ose zyra e prokurorit ushtarak p.sh. ne Ukraine. Mekanizmat e ankesave duhet ta perfshijne mbrojtjen efektive te deshmitareve dispozitat e mirebesimit si dhe mundesine per transferim te perkohshem ne ndonje njesi tjeter gjate rrjedhes se hetimit vlereson udhezimi. Udhezimi

Rekomandimet dhe praktikat me te mira
Qasja e shtetit ne pjesemarrjen e gay-ve dhe lesbikeve ne Forcat e Armatosura duhet te jete ne pajtim me detyrimet e te drejtave nderkombetare te njeriut vecanerisht detyrimet e lidhura me antidiskriminimin dhe te drejten e privatesise
Legjislacioni antidiskriminim dhe per mundesi te barabarta duhet te jete i aplikueshem per ushtrine
Ne Forcat e Armatosura duhet te miratohen standardet e sjelljes sociale me qellim te mbrojtjes se efektivitetit operativ duke e zvogeluar diskriminimin dhe keqperdorimin ne ushtri
Standardet e sjelljes sociale duhet ta rregullojne sjelljen e te gjithe anetareve te Forcave te Armatosura pa dallim nga orientimi i tyre seksual
Ministri i Mbrojtjes duhet te ndermarre masa speciale per te siguruar se nuk ekzistojne dallime mes politikes de jure dhe de facto. Masat e ketilla e perfshijne politiken per informim arsimin dhe trajnimin per ngritjen e vetedijes si dhe procedurat ankimore dhe te sanksionimit per ngacmim dhe diskriminim.
eshtja qendrore
eshtja qendrore eshte qe perjashtimi i gay-ve dhe lesbikeve nga sherbimi ushtarak e shkel parimin e barazise ne kuptim te mundesive te punesimit dhe nenshtetesise. Meqe sherbimi ushtarak eshte lidhur me nenshtetesine ne mbare historine perjashtimi i lesbikeve dhe gay-ve nga forcat e armatosura i parandalon ata nga gezimi i plote i te drejtave dhe detyrimeve qytetare.
Ngacmimi dhe diskriminimi
Padyshim qe pozita ligjore e gay-ve dhe lesbikeve eshte permiresuar gjate viteve te fundit. Personeli gay dhe lesbik edhe me tej ballafaqohet me forma te ndryshme te diskriminimit ku format tipike i perfshijne edhe politikat ose praktikat jozyrtare qe mund te ndikojne ne avancimin e ardhshem ne karriere. Format e tjera te diskriminimit e perfshijne trajtimin e pabarabarte madje edhe ceshtjen e banimit dhe perfitimet e tjera per partneret e se njejtes gjini.
Ndalesa e diskriminimit
Neni 26 i Konventes Nderkombetare per te Drejtat Civile dhe Politike nenvizon qe ligji duhet ta ndaloje cilindo diskriminim dhe tu garantoje te gjithe personave mbrojtje te barabarte dhe efektive kunder diskriminimit ne cilendo baze sic eshte raca ngjyra gjinia gjuha besimi fetar bindja politike ose cilado tjeter origjina nacionale ose sociale pasuria lindja ose statusi tjeter.
E drejta e privatesise
Ndalimi i sherbimit te gay-ve dhe lesbikeve ne forcat e armatosura mund te jete ne kundershtim edhe me te drejten e jetes private qe mbrohet nga KNDCP neni 16 dhe KEDNJ. Neni 8 i KEDNJ-se percakton qe Autoriteti publik nuk duhet te nderhyje ne ushtrimin e kesaj te drejte pervec rasteve kur ajo eshte ne pajtim me ligjin dhe nevojitet ne shoqerine demokratike ne interes te sigurise nacionale sigurimit publik ose mireqenies ekonomike te shtetit per parandalimin e crregullimeve ose krimit per mbrojtjen e shendetit ose moralit ose per mbrojtjen e te drejtave dhe lirive te te tjereve.
Mund te identifikohen tri politika te gjera te pranise se gay-ve dhe lesbikeve ne ushtri
Sistemet ku gay-t dhe lesbiket perjashtohen me ligj dhe mund te menjanohen ne menyre te ligjshme nga sherbimi nese konstatohet qe edhe me tej jane ne sherbim
Sistemet ku gay-t dhe lesbiket marrin pjese ne forcat e armatosura ne menyre te plote ne pajtim me standardet nderkombetare te mosdiskriminimit
Partneret e gay-ve dhe lesbikeve
Teksa disa shtete nuk u japin asnje perfitim partnereve te gay-ve dhe lesbikeve shtetet e tjera u sigurojne vendbanim dhe perfitime te tjera. Per shembull ne Mbreterine e Bashkuar partneret e gay-ve dhe lesbikeve kane te drejta te barabarta te pensionit ashtu si dhe ciftet heteroseksuale.

ERALD KAPRI

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›