E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kume Reforma zgjedhore jo bipartizane PD-PS

/ /

Kume pas deklarates se Edi Rames per fletet e votimit shprehet se tashme KQZ-ja eshte e cliruar per te zbatuar nenin 178 pika 6 te Kodit Zgjedhor per ti asgjesuar ato.
Zoti Kume ju jeni kryetar i komisionit te eksperteve te reformes zgjedhore. Ju keni filluar nga puna dhe cfare pengesash keni pasur deri tani
Po ti referohemi historikut te proceseve zgjedhore ne Shqiperi do konstatohet lehte se cdo proces zgjedhor eshte paraprire nga puna per pergatitjen e procesit te nevojshem zgjedhor gje qe do te thote trajtimi i problemeve te ligjit zgjedhor. Ne pergjithesi ky trajtim eshte realizuar vecanerisht pas miratimit te Kushtetutes nga Kuvendi permes komisioneve parlamentare ad hoc i cili ka realizuar ndryshimet e nevojshme permes grupit te specialisteve dhe eksperteve. Ajo cka eshte e re kesaj radhe ka te beje me faktin qe pavaresisht se Parlamenti i Shqiperise nuk e ka ngritur ende komisionin parlamentar per realizimin e reformes zgjedhore per zgjedhjet e ardhshme vendore te 8 majit 2011 puna ka filluar me ngritjen e nje grupi ekspertesh me thirrje per pjesemarrje te eksperteve per parapergatitjen e ketij drafti qe mund te vijne nga te gjithe krahet e shoqerise sone eksperte qe mund te jene prane partive politike ekspertet e fushes apo stafe akademike. Kjo risi shpresoj se mund te sjelle dy prurje ne kuader te perpjekjeve qe vendi yne ben per zhvillimin e tij demokratik. E para duke iu referuar asaj se cfare duhet bere per zgjedhjet e ardhshme lokale nepermjet kesaj metodologjie pune mund te realizohet nje produkt si rezultat i kontributeve gjitheperfshirese i gatshem per komisionin parlamentar ad hoc nga njera ane dhe ne linjat me te pergjithshme fillon te krijohet nje pervoje e re ne procesin legjislativ qe pergatit zgjedhjet ne Shqiperi qe do te thote se fillon te krijohet nje pervoje dhe kulture e re qe ky produkt te mos jete me produkt i sjelljes bipartiake qe ka pershkuar te gjithe punen e komisioneve te deritanishme parlamentare por te jete produkt i gjitheperfshirjes.
PD-ja dhe PS-ja sa mendoni se do te presin kontributin e partive te vogla kesaj radhe kur kujtojme se rregullimet e fundit ne Kodin Zgjedhor ishin teresisht mbipartiake
Se pari eshte mire te theksojme faktin se procesi i nisur me tryezen e te gjitha partive parlamentare me perfaqesim politik ishte i kompletuar pra ne te moren pjese te dy krahet e politikes natyrisht me qendrimet e tyre te ndryshme. Natyrisht aty u mbajten qendrime te kunderta politike ku vlen te theksohet qendrimi i opozites qe kushtezonte zhvillimin e reformes zgjedhore me zgjidhjen e ngercit politik. Nga ana tjeter qendrimi i tyre ishte i shprehur qe kjo menyre per te punuar per reformen zgjedhore duhet te kishte nje angazhim gjitheperfshires. Me konceptin gjitheperfshirje nuk nenkuptohet se tashme ne kete proces nuk do te jete pjesemarrja dhe kontributi i shoqerise civile dhe jo vetem kjo por kontributi i te gjithe te interesuarve per kete reforme. Pra priten kontribute edhe nga partite jo parlamentare dhe kjo eshte theksuar edhe ne tavolinen e dyte te realizuar para disa diteve. Sesa dy partite e medha do te jene dakord per te pranuar propozimet qe do te vijne nga partite e tjera dhe jo vetem nga teknicienet e tyre kjo mbetet per tu pare. Por une do te thosha se nje produkt i realizuar si rezultat i kontributit te te tereve eshte ne te njejten kohe dhe nje presion real ndaj dy te medhenjve per te mos realizuar nje Kod Zgjedhor vetem ne funksion te interesave te tyre.
Mendoni se ekspertet e PS-se pavaresisht kushtezimit te sotem si pasoje e ngercit politik duhet te angazhohen me te gjitha kapacitetet e tyre per te bere gati ne kohe nje draft qe do te duhet per zgjedhjet vendore ne menyre qe pas zgjidhjes se ketij ngerci drafti te miratohet dhe te mos shkojme ne shtyrje te afateve dhe datave te zgjedhjeve
Une e kam theksuar dhe vazhdoj ta them se ne filozofine e kesaj pune qendron prurja e kontributeve te gjithsecilit pavaresisht se ku dhe cfare lidhjeje ai ka gje qe do te thote se produkti yne duhet te jete nje produkt sa me i kompletuar nga ana teknike e tij nje produkt qe neser dhe nese klasa politike bie dakord ne minuten e fundit per te bere Kodin Zgjedhor zgjidhja qe do te realizohet te mos jete nje produkt i minutes se fundit por te jete nje zgjidhje qe do te jete mbeshtetur nga kontributi i te tereve.
Pak dite me pare zoti Rama eshte shprehur se nuk ka asnje interes per fletet e votimit madje nuk e kushtezon qendrimin e PS-se me Parlamentin nga fati qe do te kene fletet e votimit. Mendoni se KQZ-ja i ka duart e zgjidhura tashme per te marre nje vendim per asgjesimin e fleteve te votimit
Pas deklarates se zotit Rama te bere ne Asamblene Kombetare te PS-se sipas te ciles PS-ja tashme ne funksion te procesit te transparences se zgjedhjeve te kaluara nuk ka me interes per fletet e votimit dhe pas sqarimit te metejshem qe ai i ka bere kesaj deklarate sipas se ciles PS-ja nuk ka interesa te shprehura per fletet e votimit por ajo do te mbaje qendrimin e vet per fatin e tyre duke theksuar se kjo ska te beje fare me marredheniet e PS-se me Parlamentin e Shqiperise dhe as me ecurine e procesit te hetimit te zgjedhjeve te kaluara ashtu dhe me marredheniet e PS-se me tavolinen per reformen zgjedhore. E thene e tille kjo do te thote se stepja qe KQZ-ja ka pasur ashtu si edhe sikunder kushdo edhe ia ka rekomanduar qe te mos beje targetin politikes duke zbatuar detyrimin ligjor qe rrjedh nga neni 178 pika 6 e Kodit Zgjedhor tashme nuk eshte me. Pra KQZ-ja mund te veproje dhe ka hapesiren e plote per te vepruar ne zbatim te ketij detyrimi ligjor per administrimin perfundimtar te materialeve zgjedhore te zgjedhjeve te qershorit 2009. Ajo cka mund te sjelle ky veprim i KQZ-se per mendimin tim ne te shumten e vet do te jete vetem nje reagim politik ne funksion te nje sjelljeje politike dhe jo reagim politik i cili mund te prodhoje krize politike. Pra jemi ne kohen kur KQZ-ja ne nje fare menyre eshte cliruar nga ajo cka mund te realizonte presioni politik i deritanishem.
Zoti Kume cilat jane rruget sipas jush per hapjen e nje debati dhe angazhimin e perfaqesuesve te te gjitha institucioneve ne hartimin e nje Kodi Zgjedhor me sa me pak kontestime dhe rekomandime per zgjedhjet e ardhshme
Per te bere te mundur realizim konkret te pjesemarrjes te kujtdo qe kerkon te jape kontributin e tij ne pergatitjen e materialeve qe do ti sherbejne reformes se ardhshme zgjedhore pra realizimit te gjithe pjeses teknike te kesaj reforme natyrisht duhet te krijohen disa kanale apo menyra komunikimi midis tyre dhe mundesia e realizimit te nje forumi me ndihmen e mediave permes te cilit kushdo mund te jape sugjerime rekomandime qofte ne termat e nje diskutimi per problemet e ndryshme te kodi te ri zgjedhor dhe menyres se si duhet te implementohen pjese te rekomandimeve te OSBE-ODIHR-it ashtu sikurse mundet qe nepermjet ketij forumi te jepen menyra shume konkrete se si mund te amendohet njera apo tjetra dispozite e Kodit Zgjedhor.

Aristir Lumezi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›