Topi-zv/presidenti i PE, Pitela: I nevojshëm bashkëpunimi politik
TIRANË- Presidenti i Republikës, Bamir Topi, priti paraditen e sotme në një takim Zv/presidentin e Parlamentit Evropian, Xhovani Pitela, dhe delegacionin që e shoqëron në kuadër të vizitës në vendin tonë
Gjatë takimit të kryer paraditen e sotme presidenti dhe zoti Pitela diskutuan mbi zhvillimet më të fundit politike në vend, duke vënë në dukje nevojën e vazhdimit të bashkëpunimit politik për realizimin e reformës zgjedhore, miratimin e Gjykatës Administrative si dhe përmbushjen e të gjitha kritereve integruese të vendit tonë.
Kreu i shtetit ç’moi angazhimin dhe përkushtimin e vazhdueshëm të zotit Pitela në procesin e liberalizmit të vizave dhe në mbështetje të integrimit të Shqipërisë në familjen evropiane.
Nga ana e tij zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Xhovani Pitela, shprehu gjithashtu besimin se duke përmirësuar klimën dhe bashkëpunimin politik si dhe duke gjetur vullnetin e duhur, edhe Shqipëria do të arrijë të përmbushë me sukses dhe sa më shpejt detyrimet integruese për në Bashkimin Evropian që lidhen me pavarësinë e institucioneve kushtetuese, me reformat e domosdoshme, me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, etj.
(el.me/BalkanWeb) Lidhje te tjera Haxhinasto-Pitela: Integrimi Europian mbi palët