E Diel, 1 Nëntor 2026

Drogë në rrugët VIP, sekuestrohet 1 kg heroinë, dy në pranga

Tiranë- Një sasi prej 1 kg drogë e llojit heroinë u sekuestrua paraditën e sotme në kryeqytet, ndërsa dy poseduesit e saj u arrestuan.

Policia e Tiranës gjatë një aksioni të koduar “Rrugicat” kapi në flagrancë 26-vjeçarin Entel Hyka dhe 24-vjeçarin Fation Kurti, të dy banues në kryeqytet.

Dy të rinjtë u ndaluan në rrugën “Nikolla Lena” me disa qese të vogla me heroinë, por pas një kontrolli në shtëpinë e Kurtit u zbulua edhe sasia tjetër e lëndës narkotike.

Sipas burimeve nga policia mësohet se lënda ishte e një cilësia të lartë dhe ishte e destinuar për një treg VIP pasi edhe zona ku do shitej ishte rruga “Myslym Shyri” dhe ajo e “Kavajës”.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Drogë drejt Greqisë, sekuestrohen 5.1 kg heroinë në Kakavijë Kakavijë- Policia e Kakavijës ka sekuestruar 5.1 kg lëndë narkotike,...
  2. Elbasan- Shisnin heroinë, dy të rinj në pranga Elbasan- Policia e Elbasanit ka arrestuar dy të rinj të...
  3. Sërish drogë drej Italisë, policia sekuestron 202 kg hashash dhe 10 kg heroinë Durrës- Një tjetër sasi e konsiderueshme lëndë narkotike u sekuestrua...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›