E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli ngushëllon familjen e kapiten Feti Vogli

TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, i shprehu të sot ngushëllimet familjes së kapiten Feti Voglit, i cili ra në krye të detyrës fisnike në Afganistan.

"Ne kemi marrë një lajm shumë të keq; Kapiten Feti Vogli u nda dje nga jeta në një detyrë të madhe dhe fisnike në Afganistan. Në misionin e tij paqeruajtës, ai përfaqësoi të gjithë shqiptarët dhe Shqipërinë, si vend i NATO-s, me sakrificën e jetës së tij të re. Me misionin e tij, ai donte të projektonte paqen për fëmijët e popullit afgan",-thuhet në mesazhin e ngushëllimit të kryetare së Kuvendit.

"Të gjithë shqiptarët jemi krenarë për misionin dhe detyrën e tij. Çdo shqiptari i duket sikur ka humbur njeriun e familjes se tij. Në emër të Kuvendit të Shqipërisë, shpreh ngushëllimet më të thella, më të sinqerta familjes se Kapiten Feti Voglit, dhimbjen më të thellë për këputjen e jetës së një djali të ri, të një prindi të ri, të një heroi shqiptar",-pë rfundon mesazhin e saj znj.Topalli.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›