E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto-Pitela: Integrimi Europian mbi palët

TIRANË- Zv/presidenti i Parlamentit Europian Govani Pitela është takuar gjatë qëndrimit në Tiranë me zv/kryeministrin dhe ministrin tonë të Jashtëm Edmond Haxhinsto. Në takimin mes tyre është diskutuar për integrimin europian të Shqipërisë, ku bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin qëndrim se “integrimi duhet të jetë prioritet superior për gjithë partitë”.

“Në këtë vit historik, që përkon me 100 vjetorin e pavarësisë është mëkat të humbisni statusinkandidat”-ka theksuar zv/presidenti i PE Pitela.

Zyrtari i lartë europian u kërkoi forcave politike të bëjnë detyrën e tyre dhe të tregohen të përgjegjshëm për fatet e vendit.
(el.me/news24/BalaknWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›