E Diel, 1 Nëntor 2026

Toplli u nis sot për një vizitë zyrtare në Francë

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ndodhet për një vizitë zyrtare dyditore (17-18 dhjetor 2008) në Francë, në krye të një delegacioni, thuhet në një njoftim për shtyp, të Zyrës së Kuvendit.
Sipas axhendës së programuar kryetarja Topalli dhe delegacioni që e shoqëron do të priten në takime nga Presidenti i Asamblesë Kombëtare, Bernard Açoyer; nga Presidenti i Senatit francez, Gerard Larcher, si dhe do të marrin pjesë  në një seancë plenare që zhvillohet me pyetje-përgjigje për Qeverinë franceze.
Pritet gjithasht që Kryetarja Topalli të zhvillojë një vizitë në kanalin televiziv të Asamblesë Kombëtare LCP (La Chaine Parlementaire), ku do të pritet nga Presidenti i LCP-së, Richard Michel.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›