Juridiku: 3 ditë pa mësim , godina e pa sigurt
U bënë 3 ditë që studentët e Fakultetit të Drejtësisë dhe Fakultetit të Shkencave Sociale nuk zhvillojnë mësim, për arsye të sigurisë së godinës e cila ka pësuar krisje 8 muaj më parë. Ende nuk ka një vendim zyrtar nga Ministria e Arsimit për sa kohë do të vazhdojë kjo gjendje. Studentët shprehen se do të përshkallzojnë bojkotin, nëse nuk vjen vendimi nga institucionet përkatëse, se cdo të bëhet me ta dhe se ku se do të zhvillohet mësimi.