Toponimet, Avokati i Popullit apelon qeverinë: Të gjendet zgjidhje përfundimtare
Avokati i Popullit i bëri sot sërish thirrje qeverisë të gjejë një zgjidhje përfundimtare për çështjen e toponimeve. Sipas zyrës së Avokatit të Popullit problematika që po krijon kosto te qytetarët, po zvarritet pa fund, dhe ka ardhur koha që palët të gjejnë kompromisin.
Kjo çështje duhet trajtuar me transoparencë dhe seriozitet nga administrata e shtetit shqiptar në përputhje dhe me rregullat kombëtare dhe ndërkombëtare.Nuk ka një zgjidhje përfundimtare të problemit, është problem që duhet të shqetësojë të gjithë administratën shtetërore në Shqipëri, është një interes dhe problem që prek shumë shtetas shqiptarë, edhe fëmijët të cilët pengohen të lëvizin me familjarët e tyre për në shtetin shqiptar apo edhe për tu rikthyer në shtetin ku ata jetojnë prej vitesh. Ka një afat që po afron, data 5 shtator. Ky afat po afron sëshpejti, nuk mund të shtyhet më apo të arrihet marrëveshje e përkohshme, duhet zgjidhje përfundimtare, duhet ti kushtohet vëmendja dhe rëndësia e duhur që të arrihet një marrëveshje konkrete mes dy shteteve tona. Dokumentet e udhëtimit të shtetasve shqiptarë janë pronë e shtetit shqiptar për të cilat ai duhet të mbajë përgjegjësi dhe duhet ti japë rëndësinë e duhur edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare me shtetet e tjera. Të mbrojë atë që është e shkruar dhe identitetin e personave për të cilin ato janë pajisur.