Toponimet, Totozani: Ministria Jashtme s'përgjigjet, fëmijët e emigrantëve duhen mbrojtur
TIRANË- Zyra e Avokatit të Popullit ka shprehur sot shqetësimin lidhur me problemin e toponimeve, që prek qindra familje dhe fëmijë të emigrantëve shqiptarë në Greqi.
Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësja e Avokatit të Popullit, i tërheq vërejtje Ministrisë së Jashtme për mungesë transparence dhe angazhimi, pasi nuk i është përgjigjur shkresërisht, shqetësimit për gjetjen e një zgjidhje të përshtatshme për fëmijët e emigrantëve shqiptarë.
"Avokati i Popullit ka marrë një sërë ankesash nga qytetarë shqiptarë lidhur me çështjen e pasqyrimit të toponimeve greke në dokumentet zyrtare të shtetasve shqiptarë dhe bazuar në to ka nisur procedurën e hetimit administrativ. Ndjekja konkrete e çështjes nga ana e Avokatit të Popullit ka vazhduar me kërkimin e shpjegimeve nga ana e autoritetit kompetent në vendin tonë, Ministria e Punëve të Jashtme. Megjithatë, konstatojmë se edhe pse janë dërguar 3 shkresa të përsëritura për këtë qëllim, nga ana e këtij institucioni është shfaqur mungesë angazhimi dhe transparence për zgjidhjen e kësaj çështjeje. Për të vijuar me sukses procedurën e hetimit administrativ dhe për nevojën e qytetarëve shqiptarë të prekur, ose jo nga ky problem, për transparencë Avokati i Popullit i kërkon publikisht Ministrisë së Punëve të Jashtme që në një kohë sa më të shpejtë tu ktheje përgjigje pyetjeve si vijon:
1. Cilat janë shkaqet ligjore që kanë cuar në lindjen dhe bartjen e këtyre problematikave?
2. Cilat janë masat dhe procedurat që po ndiqen aktualisht nga autoritetet shqiptare për shmangien e pengesave në lëvizjen e shtetasve shqiptarë në pikat e kalimit kufitar me shtetin grek për shkak të problematikës së shkrimit të toponimeve greke në pasaportat shqiptare?
3. Cilat janë hapat konkrete të ndërmarrë për standartizimin e toponimeve në dokumentet e udhëtimit të shtetasve shqiptarë, bazuar edhe në Udhërrëfyesit e Toponimeve të Grupit te eksperteve të Kombeve të Bashkuara UNGEGN (United Nations Group of Experts on Geographical Names)?
4. A është ngritur tashmë autoriteti shqiptar për standartizimin e përdorimit të emrave gjeografik në dokumentet zyrtare?
5. Cila është fatura financiare e parashikuar për zgjidhjen përfundimtare të problemit", theksoi në deklaratën e saj, Elona Demollari, zëdhënësja e Avokatit të Popullit.
Emigrantët: Shteti të na japë zgjidhje
Autoritetet greke në pikën kufitare të Kapshticës u hapin sërish probleme emigrantëve shqiptarë, për toponimet në gjuhën shqipe në pasaportat e fëmijëve të tyre. Teksa kanë ardhur nga Greqia për të kaluar pushimet në vendlindje, shumë emigrantë janë detyruar të lenë aty fëmijët e tyre, pasi janë penguar të kalojnë kufirin nga ana e palës greke, me argumentin se në pasaportat e fëmijëve të emigrantëve të lindur në shtetin helen, vendlindja shkruhet në gjuhën shqipe.
Për emigrantët situata është tejet shqetësuese dhe apelojnë që shteti shqiptar të gjejë një marrëveshje me palën greke për këtë çështje.
Nga ana tjetër, ndonëse jemi në pikun e sezonit turistik, numri i emigrantëve shqiptarë që kthehen për pushime është reduktuar ndjeshëm, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, pasi emigrantët i frikësohen kthimit në Atdhe për shkak të qëndrimit të palës greke në Kapshticë.
(e.m/BalkanWeb)