Toponimet, emigrantët shqiptarë protestojnë para ambasadës shqiptare në Athinë
Një grup emigrantësh shqiptarë protestuan ditën e djeshme përpara Ambasadës së Shqipërisë në Athinë, për zgjidhjen përfundimtare të çështjes së toponimeve të vendlindjes në pasaportat e fëmijëve të tyre.
Përfaqësuesit e komunitetit shqiptar në Greqi kërkuan mbrojtje të të drejtave të fëmijëve dhe zgjidhje përfundimtare të çështjes se toponimeve, për shkak të të cilave nuk janë lejuar të kalojnë kufirin shumë familje shqiptare që jetojnë dhe punojnë në Greqi me të gjitha dokumentet e nevojshme.
Sipas pjesëmarrësve në protestë, vendimi i fundit për lejimin e qarkullimit të fëmijëve të lindur në Greqi, vetëm për periudhën e Pashkëve, nuk përbën zgjidhje të problemit, përkundrazi, ringjall kujtimet e hidhura të viteve të para të emigrimit në vend.
1 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)
Toponimet, emigrantët shqiptarë protestojnë para ambasadës shqiptare në Athinë burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email