E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja në Laç, i plagosuri: Asnjë kërkesë për policinë, do të merrem personalisht

Silvana Muça

Valentin Bajraktari, kushëriri i parë i Besar Ndreut: Mora dy plumba, ju tregoj sherrin e vitit 2011

17 gëzhoja - Fatmirësisht jam mirë dhe akoma nuk arrij ta besoj se si i kam shpëtuar atij atentati. Tek makina janë gjetur 17 gëzhoja automatiku

Konflikti - Historia e tyre me kushëririn tim, ka nisur një vit më parë. Besari kishte plagosur me pistoletë Saimir Tucin, pasi ky i fundit ia kishte bërë borxh

Sherri - Në mars 2011, ai ishte duke punuar si shofer nga Laçi në Kurbin. Në furgon ka pasur bashkëshorten, vajzën dhe nënën. Gjatë rrugës mes Besarit dhe Saimir Tucit lindi një konflikt për zërin e lartë të muzikës

Plagosja - Në sherr e sipër, Tuci e shau rëndë nga nëna dhe gruaja. Kjo gjë nuk durohet. E ka dërguar gruan dhe të ëmën në shtëpi dhe është takuar për tu sqaruar me Saimir Tucin. Saimiri e ka goditur dhe Besari nuk ka duruar, por e ka qëlluar me pistoletë

Silvana Muça

ValentiniValentin Bajraktari, i mbijetuari i atentatit të mbrëmjes së të shtunës, në Sanxhak të Kurbinit, ku mbeti i vdekur djali i dajës së tij, Besar Ndreu, ka treguar për gazetën Shqip ngjarjen tragjike. Sipas tij, gjithçka ka ndodhur brenda pak sekondave dhe se vrasja ishte planifikuar me detaje. Autori i dyshuar i krimit, Albert Tuci, u vetëdorëzua në Policinë e Kurbinit, vetëm pak minuta pas atentatit. Sipas burimeve dyshohet se vrasja është bërë për motive hakmarrjeje mes familjes Tuci dhe viktimës. Një vit më parë, Besar Ndreu kishte plagosur djalin e xhajës së Albertit, Saimir Tucin, ndërkohë që çështja në ngarkim të tre protagonistëve nuk kishte as një muaj që ishte regjistruar në Gjykatën e Apelit në Tiranë për vrasje në gjendje të tronditjes së fortë psikike. Ndërkaq mjekët thonë se 18-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën dhe se do të dalë pas pesë ditësh. Bajraktari deklaron se nuk kërkon asgjë prej shtetit, pasi do ti sqarojë gjërat sipas mënyrës së tij. Pretendon se atentatorët kanë thyer ligjet e Kanunit dhe se ata e kanë vrarë Besar Ndreun në pabesi. I lodhur prej plagëve të marra në trup, 18-vjeçari tregon zanafillën e historisë, duke mos premtuar fundin e saj.

Jeni në gjendje që ta përshkruani atentatin?

Nuk jam në dijeni të shumë detajeve, pasi nga plagët më ra të fikët. Jam përmendur shumë kohë pas ngjarjes. Gjithsesi do të mundohem që të përshkruaj disa gjëra që më kujtohen. Ishte ora 6:30 e pasdites. Besarin e kam djalë daje. Ishim te shtëpia ime dhe ai më kërkoi që të shkonim tek shtëpia e tij, sepse jemi në një distancë të largët. Në atë moment, hipa në vend të parë të makinës, si pasagjer. Besari hipi në timon, që ishte në krahun e kundërt, pasi makina ishte angleze. Sapo jemi futur te kthesa e shtëpisë, kërciti arma. Një person qëlloi drejt nesh. Fillimisht është gjuajtur nga krahu i timonit, ku ndodhej Besari dhe më pas në parakolp. Po të mos isha ulur poshtë sediljes, do kisha humbur jetën.

Sa persona ishin dhe a munde që ti shihje atentatorët?

Nuk di të them nëse ishin me makinë, apo na kishin bërë pritë në rrugë. Në momentin që dëgjova krismat, instinktivisht u futa poshtë sediljes së makinës për tu mbrojtur. Pashë që Besari iku, më mbeti vetëm që të mbroja veten në ato momente. Pavarësisht kësaj dy plumba më kanë kapur pas shpine dhe më ka rënë të fikët.

Kush ju gjeti në makinë?

Nuk e di, pasi nuk jam përmendur fare. Pas disa kohësh, që nuk jam në gjendje që ta përcaktoj, e gjeta veten në spitalin e Laçit. Gjërat i shihja turbullt, nuk mund të reagoja. Pastaj na kanë nisur drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë. Kam qenë në të njëjtën ambulancë me djalin e dajës, Besarin. Gjatë rrugës e humba vetëdijen sërish dhe nuk mbaj mend asgjë. Kam ndenjur tri orë në operacion. Nuk e di nëse Besari vdiq në makinë apo jo. Kemi qenë në të njëjtën ambulancë për në Tiranë dhe nuk e kam ditur nëse ishte gjallë apo kishte vdekur. Di që e kanë mbajtur në sallë të operacionit rreth tri orë këtu në Spital Ushtarak. Tani e mora vesh lajmin e tmerrshëm, sepse nuk më tregonin familjarët.

Sa plagë ke në trup?

Kam marrë dy plumba në shpinë. Ndërsa në gjoks kam dy plagë të tjera, të cilat më janë shkaktuar nga thyerja e xhamit të përparmë të makinës. Fatmirësisht jam mirë dhe akoma nuk arrij ta besoj se si i kam shpëtuar atij atentati. Tek makina janë gjetur 17 gëzhoja automatiku. Nuk di të them se sa plagë ka marrë Besari, pasi ai ishte bërë shoshë dhe askush nuk ka qenë në gjendje që tia numërojë.

Çfarë lidhje ke me atentatorët?

Asnjë lidhje. Unë nuk ua njoh fytyrën fare sepse nuk kam pasur punë me ata. Nëse do të donin të merrnin hak, do më kishin vrarë kohë më parë, sepse unë kam lëvizur i lirë edhe pas konfliktit që kishte lindur mes tyre. Historia e tyre me kushëririn tim ka nisur një vit më parë. Besari kishte plagosur me pistoletë Saimir Tucin, pasi ky i fundit ia kishte bërë borxh. Nga denoncimi i të plagosurit, kushëriri im bëri burg dhe doli pasditen e kësaj të shtune.

Pse lindi sherri një vit më parë me Saimir Tucin?

Besari nuk ta bënte borxh, por as nuk duronte që të tjerët ti binin në qafë. Në mars të vitit të kaluar, ai ishte duke punuar si shofer nga Laçi në Kurbin. Në fugon ka pasur bashkëshorten, vajzën dhe nënën. Gjatë rrugës mes Besarit dhe Saimir Tucit lindi një konflikt për zërin e lartë të muzikës. Në sherr e sipër, Tuci e shau rëndë nga nëna dhe gruaja. Kjo gjë nuk durohet, jo vetëm nga ne veriorët, por as një shqiptar nuk e duron këtë gjë. E ka dërguar gruan dhe të ëmën në shtëpi dhe është takuar për tu sqaruar me Saimir Tucin. Në gjaknxehtësi e sipër, sherri kaloi në përleshje fizike. Saimiri e ka goditur dhe Besari nuk ka duruar, por e ka qëlluar me pistoletë. Nuk ka pasur si qëllim që ta vrasë, thjesht është vetëmbrojtur. Pa ta donte një gjë të tillë, do ta kishte bërë se ishin shumë afër me njëri-tjetrin. Gjithçka e ka bërë për vetëmbrojtje.

Përse nuk u zgjidh konflikti në rrugë ligjore?

U zgjidh në rrugë ligjore sepse Besari bëri burg për atë punë, por nuk mjaftoi kjo për familjen Tuci. Ne kishim dërguar njerëz disa herë tek familja e tyre, për të kërkuar falje. Ata nuk pranuan që ta falin, por as nuk na thanë që Besari të ruhej.

Besari dhe ju nuk kishit frikë nga hakmarrja?

Besari nuk ishte tip që kishte frikë. Ndërsa unë dija që kjo histori ishte mbyllur me kohë dhe andaj hipa i qetë në makinë. Tani e mora vesh që asgjë nuk ishte bërë në lidhje me konfliktin. Në fakt, sipas Kanunit, nuk bëhet atentat kur je i shoqëruar. Ata nuk e respektuan por e shkelën me të dyja këmbët këtë gjë. Gjithashtu e vranë Besarin, nuk e plagosën, siç bëri ai, duke mos e respektuar Kanunin as në këtë pikë.

Ke një apel për të bërë?

Jo nuk kam asgjë për të kërkuar. Do ti zgjidh gjërat sipas mënyrës sime. Nuk më duhet shteti në këtë rast. Ai le të bëjë punën e tij dhe unë do të bëj punën time.

Çfarë do të thuash?

Dua të them që ende nuk e di se çfarë rruge do të zgjedh. Thjesht do ta shoh gjatë kësaj kohe. Gjërat vinë zinxhirë.

Somario

Ne kishim dërguar njerëz disa herë te familja e tyre. Ata nuk pranuan që ta falin, por as nuk na thanë që Besari të ruhej

I vetëdorëzuari në polici: Besar Ndreu duhej të rrinte i ngujuar, pasi ishte në gjak

Besar Ndreu, nëse do të kishte qëndruar i ngujuar, atëherë do të ishte gjallë. Kështu është shprehur i vëtëdorëzuari Albert Tuci, i cili akuzohet për vrasjen e 25-vjeçarit, teksa ka rrëfyer se Besar Ndreu e kishte plagosur rreth një vit më parë. Para hetuesve të

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›