E Diel, 1 Nëntor 2026

Të dhënat nga INSTAT, por edhe nga bizneset

10-08-2013 / Gazeta 55

Rriten porositë për biznesin fason
 
Pas kërkesës së ulët për më shumë se dy vite dhe pagesave të vonuara, në fabrikat e prodhimit të veshje-këpucëve po mbërrijnë më shumë porosi. Këtë e tregojnë shifrat por edhe përfaqësuesit e biznesit. Sipas të dhënave të INSTAT, në gjysmën e parë të këtij viti, eksporti i tekstile këpucëve ishte gati 33.4 miliard lekë, ose 8% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.  Porositë po rriten me rimëkëmbjen e kërkesës së huaj, ndërsa edhe puna e fabrikave tona duket e përmirësuar.
Kriza që duket se po kalon, i nxiti fasonistët të kërkojnë tregje të reja e në të njëjtën kohë të jenë më produktivë. Por, pas 20 vite punë, industria nuk është aty ku duhet. Mbështetja e qeverisë nuk ka munguar, por duket se nuk ka qenë aq efektive sa politikat e ndjekura në rajonin e Ballkanit. Ndaj vetë bizneset vijnë me sugjerime konkrete. Grante për eksportuesit është një mbështetje tjetër ku mund ta përfshihet fasoni, sektori me numrin më të madh të të punësuarve e që mbulon 30% të eksporteve.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›