E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fokus/Me Edi Ramën është i rrezikuar edhe shërbimi diplomatik

10-08-2013 / Gazeta 55

Diplomacia shqiptare është kërcënuar për një furtunë të egër, në nivelin 70%. Aq e egër do të jetë lufta kundër diplomatëve shqiptarë që shërbejnë në vende të ndryshme të botës, sa rrezikohet edhe një kopals në këtë drejtim. Burime pranë PS deklarojnë se, justifikimi në bazë të të cilit do të bëhet spastrimi diplomatik, është ai i shkeljes së ligjit. “Ka shkelje të ligjit në mjaft raste, jo vetëm për titullarët e përfaqësive diplomatike por edhe për diplomatë që nuk i ka lidhur asgjë me përfaqësimin e Shqipërisë në vende të ndryshme. Do të kishte qenë i justifikuar kalimi i 20 përqindëshit, në rastet kur vërtetë vendi duhej të përfaqësohej nga personalitete me autoritet, me kulturë dhe të përgjegjshëm në misionin e tyre. Por kur të tillë janë marrë nga rruga, kjo jo vetëm është shkelje e ligjit, por dhe përgjegjësi e të gjitha atyre hallkave që firmosin”, mësohet të jetë qëndrimi zyrtar i PS, për trupën diplomatike që shërben jashtë vendit. Kësisoj, përveç revanshit në institucionet kushtetuese, i cili ka filluar tashmë, një tjetër dikaster që do përballet me furtunën e socialistëve, do jetë edhe diplomacia.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›