E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tore kthehet në stërvitje

Nga Express më 15 gusht 2011 në ora 17:45

Qendërmbrojtësi i Manchester Cityt Kolo Toure është kthyer në stërvitje me skuadrën e tij derisa afrohet skadimi i dënimit për doping.

Toure 30 vjeç ishte suspenduar nga loja dhe stërvitjet me Cityn për gjashtë muaj pasi u gjend fajtor për përdorimin e një substance të palejuar në një preparat dietal.

Dënimi i tij qëndron deri më 2 shtator por Federata angleze e Futbollit i ka dhënë leje që të kthehet në stërvitje. Toure ka të drejtë të stërvitet me bashkëlojtarët e tij dhe të përgatitet për rikthimin e tij në Premierligë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›