E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fabregas tek Barcelona. Iken nga Arsenali per 40 milione euro

Tani është zyrtare. Cesc Fabregas ka lënë Arsenalin për të vazhduar karrierën e tij me Barcelonën. Pas arritjes së marrëveshjes, mesfushori është transferuar menjëherë në klubin spanjoll, ku dhe I është nështruar testeve mjeksore, ndërsa pritet të bëjë debutimin e tij me skuadrën e re në finalen e kthimit të Superkupës së Spanjës kundër Realit të Madridit.

Fabregas kërkohej prej kohësh nga Pep Guardiola, ndërsa pas shumë tratativash Arsenali ka rënë dakord për të shitur futbollistin 24-vjecar, për një shifër që sipas mediave spanjolle është 40 milionë euro. Tranferimi te Barcelona ishte dhe dëshira e vetë futbollistit, i cili kthehet te skuadra ku ai nisi karrierën e tij si futbollist, përpara se të kalonte te Arsenali në vitin 2003. Ai hyri në histori si lojtari me moshën më të re në skuadrën e parë, kur debutoi në ndeshjen e Kupës së Ligës kundër Rotherham United kur ishte vetëm 16 vjec e 177 ditë.

Po ashtu, Fabregas është golashënuesi më i ri në moshë i Arsenalit, pasi shënoi në fitoren 5-1 kundër Ëolves në dhjetorin e vitit 2003. Me Arsenalin, Fabregas ka fituar një titull kampion në vitin 2004 dhe Kupën e Federatës në vitin 2005, ndërsa në 303 ndeshje ka shënuar 57 gola.

Mesfushori spanjoll shihet si një nga lojtarët më të talentuar të gjeneratës së tiju, megjithëse në kombëtare nuk ka patur shumë hapësira. Gjithsesi ai është një nga protagonistët e sukseseve të përfaqësueses spanjolle në vitet e fuindit.

Fabregas realizoi penalltinë e fitores kundër Italisë në çerekfinalet e Euro 2008, atëherë kur nisi dhe ecuria e artë e skuadrës së Del Bosque me triumfin në kampionatin Europian dhe atë Botëror.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›