Kampionatet europiane humbet Borussia Dortmund dhe Lille

Mbrojtja e titullit kampion në Gjermani do të jetë një mision shumë i vështirë për Borussia Dortmund, e cila ka pësuar humbjën e parë sezonale në javën e dytë të Bundesligës. Skuadra e drejtuar nga Jyrgen Klop është mundur 1-0 në fushën e Hoffenhaim. Një gol i boshnjakut Salihovic në minutën e 9-të të pjesës së parë i ka dhuruar fitoren vendasve dhe në të njëjtën kohë I ka dhënë një goditje të rëndë kampionëve në fuqi.
Kanë arshivuar fitoren e parë në këtë sezon Bajerni i Mynihut dhe Bajer Leverkusen. Bavarezët mundën minimalisht dhe mes shumë polemikash Wolfsburg. Luis Gustavo ishte heroi i vendasve me golin e tij në limitet e ndeshjes, duke i dhuruar tri pikë të rëndësishme Bajernit të Mynihut, i cili kërjkon të rikthehet te titulli kampion.
I njëjti suksesi I Leverkusen, që ka mundur me vështirësi 1-0 Wereder Beremen, falë një goli të Kadlec katëer minuta nga fundi I ndeshjes.
Në kampionatin francez, kampionët në fuqi të Lille janë ndalur në fushën e tyre në humbjen 1-0 ndaj Montpellier. Një gol i Olivier Giroud në minutën e 70-të I ka dhuruar fitoren miqve dhe në të njëjtën kohë ka bërë të pavlefshme përpjekjet e vendasve për të shënuar. Një javë jo e mirë edhe për Olympique Marseille, që ka barazuar 2-2 në fushën e Auxerre.
Skuadra e drejtuar nga Didier Deschamps do të shënonte dy herë e para me Remy dhe Ayeë, por nuk do të ruante avantazhion e dyfishtë. Vendasit do të ngushtonin shifrat në fillim me Traore, ndërsa do të vulosnin rezultation e sfidës me golin e barazimit që do të shënohej nga Contout nëntë minuta nga fundi I takimit. Pas javës së dytë, kampionati francez kryesohet nga Toulose, Montpellier, Caen dhe St. Etienne që kanë nga gjashtë pikë të plota.
Nertan Prifti