E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE-ODIHR: Zgjedhjet në Shqipëri, tepër të polarizuara

Nga Express më 15 gusht 2011 në ora 20:03

Tre muaj pasi u zhvilluan zgjedhjet lokale të 8 majit në Shqipëri, OSBE-ODIHR e ka publikuar raportin e vet për këto zgjedhje.

Vlerësohet se zgjedhjet ishin “konkurruese dhe transparente”, por që sërish nuk munguan problemet.

OSBE-ODIHR thekson se zgjedhjet “ishin tepër të polarizuara me mosbesim në mes të partive politike në qeveri dhe opozitë”.

Sipas raportit, sikur “në zgjedhjet e mëparshme, dy partitë kryesore nuk i kryen detyrimet e tyre elektorale në mënyrë të përgjegjshme, duke ndikuar negativisht në administrimin e zgjedhjeve”.

Më tutje theksohet se “mosmarrëveshjet partiake brenda KQZ-së, gjatë përgatitjes për zgjedhje, e dobësuan aftësinë e këtij institucioni për të kapërcyer boshllëqet dhe dykuptimësitë në Kodin Zgjedhor”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›