Toreadoret te vrasesh per spektakel
Te vrases demin per sport dhe spektakel ne nje arene. Ky eshte thelbi i punes se nje toreadori apo torero sic njihet ne Spanje atje dhe ku edhe zhvillohet me shume ky lloj sporti i perziere me artin. Gjithsesi vrasja e demave ne publik ushtrohet edhe ne Meksike France apo ne vende te ndryshme te influencuar nga kultura spanjolle.
Matadori vrasesi i demave performon me nje beze te kuqe qe edhe besohet se provokon zemerimin e demit e me pas gjithcka shnderrohet ne intrige midis njeriut dhe kafshes deri ne vrasjen e kesaj te fundit. Gjithsesi pervec matadoreve jane dhe pikadoret torero qe luftojne me demat te hipur mbi nje kale dhe mbajne nje shpate.
Zakonisht torerot pa shume eksperience nisin te vrasin dema te rinj nderkohe qe profesionistet luftojne kunder demave te maturuar. Vrasje de demave tradicionalisht eshte nje sport per meshkuj por nuk tashme ka dhe nje numer shume te vogel femrash ku nder me te njohurat eshte Kristina Sancez.
Femrat matadore kane fituar tashme eksperience dhe spektakli qe ofrojne ato ne vrasjen e demave shpesh eshte edhe me joshes se sa ai i meshkujve.
Te qenit toreador shihet ne fakt si nje sport te cilin e ushtrojne njerez te varfer te cilet kerkojne fame dhe para. Kur nje toreador i famshem u pyet se perse ai e rrezikonte jeten ai u pergjigj Uria te jep me shume dhembje. Vrasja e demave ne Spanje eshte nje tradite familjare madje trashegimi brenda familjes kjo edhe per shkak te veshtiresive dhe sekreteve te ketij zanati sportiv nese mund ta quajme keshtu. Maletija ose espotaneo quhen ata qe ilegalisht futen ne ring dhe perpiqen te vrasin demat.
Toreadori ne fakt konsiderohet edhe si artist per shkak te performances koreografike qe ai ben kur luan per jete a vdekje por dhe sportist pasi ai duhet te zoteroje aftesi te madhe koordinim. Nje nga matadoret me te famshem ishte Huan Belmonte 1892-1962 teknikat e te cilit revolucionarizuan luften me demat dhe mbetet njekohesisht edhe nje standard per toreadoret e rinj.
Stili dhe zotesia e matadorit eshte kriteri qe vleresohet me shume pavaresisht se e vret apo jo demin. Matadoret me te sukseshem trajtohen si yje popi duke pasur shume te ardhura financiare nderkohe qe jeta e tyre private eshte shpesh neper tabloide per shkak te zoterimit dhe te joshjes se femrave. Ne fakt te luftosh me demat rrezikun e ke gjithmone prane shume prej tyre jane plagosur nderkohe qe dhe lista e zeze e vdekjeve eshte e gjate 52 te vrare nga demat ne arene ne sy te publikut.
Ka disa tipe matadoresh apo vrasesish pasi i gjithe sporti bazohet ne vrasjen e demit. Nje prej tyre eshte pikadori. Nje vrases demash qe perdor nje shigjete ne shpinen e demit per te provuar fuqine e demit dhe qe i jep te dhenat matadorit. Pikadoret jane te paret ne tre shkallet qe perdoren ne Spanje ne luften me demat. Pikadori ri mbi kale dhe e godet me shigjete demin pikerisht ne muskulin e pjeses se pasme te qafes e me pas fillon duke i ulur koken e tij deri sa kafsha fillon e te humbase shume gjak. Gjate kesaj kohe muskujt e qafes se demit lodhen nderkohe qe pikadori perpiqet ta ngreje nga briret. Demi i lodhur eshte gati per fazen tjeter te lojes.
Nje tjeter tip matadori eshte i mbiquajturi banderijero apo toreadori qe perdor nje flamuj te vegjel per te dyluftuar me demin. Banderijiro perdor shigjeta te vogla te cilat afer majes kane flamuj me ngjyra te ndryshme e qe i ne maje te shpatullave te demit. Banderijerosit perpiqen te vendosin shigjetat nderkohe qe duhet te afrohen sa me shume qe te jete e mundur demit. Ata vleresohen nga publiku ne baze te formes dhe zotesise se tyre.
Ne Spanje ne disa rajone si ne Katalonje me qender Barcelonen edhe pse lufta me dema eshte shume popullore pak muaj me pare u ndalua. Kryeministri Zapatero nxori nje vendim qe ndalonte femijet nen moshen 14 vjec te ishin pranishem ne arene nderkohe qe transmetimi televiziv eshte i limituar. Transmetimet televizive shteterore jane te ndaluara dhe ne Portugali.
Heminguej shkrimtari qe donte behej toreador
Shkrimtari i njohur amerikan Ernest Heminguej aspironte te behej nje matador. Novela e tij The Sun Also Rises Dielli gjithashtu lind ka elemente autobiografike dhe perfshin edhe temen e luftimit te demave sic e ka bere edhe ne tregimet e shkurtra Kryeqyteti i botes dhe I pamunduri. Ne vitin 1962 producenti i Hollivudit Dejvid Uolper prodhoi Historia e nje matadori duke dokumentuar se cfare ishte te beheshe nje matador.
Kristina toradorja qe preu 316 veshe demash
38-vjecarja Kristina Sancez eshte nje prej toreadoreve te para femra ne Spanje e qe ka fituar fame jo vetem ne vendin e saj. Ajo ka performuar suksesshem edhe ne Ekuador e Meksiko duke qene nje yll i vertete ne keto vende. Kristina debutoi si torero ne arenen e Madridit pikerisht nje jave perpara se ajo te mbushte 20 vjec. Gjate karrieres se saj ne Spanje ajo preu ne total 316 veshe demash. U terhoq nga ky sport pas gjashte vjetesh ne arene pikerisht ne vitin 1999 perpara se te martohej ne vitin 2000 me nje tjeter toreador portugez Aleksandro da Silva.
Kostumi nje dekorim per mbreter
Kostumi i nje matadori eshte nje art me vete pasi dekorimet e tij jane te shumellojshme dhe bejne pjese ne shfaqje. Struktura e kostumit i ofron matadorit lehtesi te madhe ne levizje. Nga qendisjet e shumta kostumi i jep nje imazh mbreteror matadorit.
Shkolle per vrasjen e demave
Vrasja e demave eshte nje tradite e hershme. Ne Spanje madje ka shkolla per te mesuar stilin e vrasjes se demave. Toreadoret e rinj mesojne artin si te vrasin me shpate kafshen si te vallezojne ne arene dhe si te kapin demin prej briresh.
48 mije veta per te ndjekur nje vrasje
Arenat me te famshme per te ndjekur luften me dema jane ne Gadishullin Iberik France dhe Ameriken Latine. Arena me e madhe ndodhet ne Meksike me 48 mije vende. Me e vjetra eshte ndertuar ne vitin 1766 Plaza de Toros ne Lima te Peruse.
Mijera dema te vrare cdo vit
Mijera dema gjakosen torturohen apo vriten per argetim cdo vit ne Spanje Portugali France Kolumbi Meksike Venezuele Peru Guatemal madje dhe ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes ku jetojne shume ispanike. Edhe Kina synon te fuse vrasjen e demave.
1 Tetor 2010