E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trajneri Kuzhe peson hemorragji cerebrale



Trajneri i Kombetares shqiptare Josip Kuzhe pesoi nje hemorragji cerebrale vetem tete dite para zhvillimit te ndeshjes zyrtare me Bosnje-Hercegovinen per eliminatoret e Kampionatit Europian te vitit 2012 te programuar per me 8 tetor ne Qemal Stafa. Gjendja e kroatit ishte shume e rende dhe ai u shtrua urgjentisht ne Spitalin Amerikan te kryeqytetit ku po mbahet ne kujdes te rrepte dhe te vazhdueshem nga mjeket. Gjithsesi ajo qe eshte pozitive ka te beje me faktin se Kuzhe flet dhe reagon normalisht. Prane trajnerit ndodhet edhe bashkeshortja e tij.
Kuzhe i cili jeton ne Shqiperi se bashku me bashkeshorten e tij ne nje shtepi me qira prapa selise se Qeverise shqiptare u ankua per dhembje koke per shkak te gjendje se tij gripale duke shkuar per nje vizite mjekesore ne Spitalin Amerikan rreth ores 1500 ku rezultoi me tension te ulet. Trajneri Kuzhe publikoi diten e enjte listen zyrtare te lojtareve te thirrur per ndeshjet kunder Bosnje-Hercegovines 8 tetor dhe Bjellorusise 12 tetor ne Minsk. Ndeshjen kunder Bosnjes pritet ta drejtoje ndihmesi Mustedenagic. Neurokirurgi i Spitalit Amerikan Fatos Olldashi Kuzhe ka pesuar nje hemorragji celebrale duke pasur njolla gjaku ne hapesirat e trurit. Gjendja shendetesore ne keto momente 1920 eshte stabilizuar eshte e mire por sidoqofte duhet pasur shume kujdes per te mos u rrezikuar. Duhet trajtuar me kujdes.
Mjeku Olldashi deklaroi se Kuzhe ndodhet ne pavijon dhe jo ne reanimacion. Ai mund te komunikoje - tha Olldashi - eshte i orientuar ne kohe dhe hapesire. Ndodhemi ne situaten e urgjences. Nuk eshte pare e nevojshme deri tani opsioni i ndonje nderhyrje kirurgjikale por nese do te linde nevoja jane te gjitha kushtet per ta bere kete. Ne spital jane marre te gjitha masat. .
Si opsion i hapur eshte dergimi i tij ne Zagreb te Kroaci atje dhe ku jeton trajneri i Kombetares shqiptare nderkohe qe zyrtaret me te larte te Federates Shqiptare te Futbollit perfshire presidentin Armand Duka jane duke pare mundesine e marrjes me qira te nje avioni-spital. Ky eshte rasti i dyte ne keto vitet e fundit qe nje trajner i huaj i Kombetares shqiptar eshte ndodhur ne nje gjendje jo te mire shendetesore perpara nje ndeshje nderkombetare.

Baric u swmur nw 2007-n

Tre vite me pare ish-trajneri kroat Oto Baric u semur rende para ndeshjes zyrtare me Sllovenine ne mars te vitit 2007 nje ndeshje e zhvilluar ne Shkoder perpara se plakushi te ndermerrte nje udhetim historik te jashtezakonshem nga Lubjana ne Sofje ne barazimin e bujshem me Bullgarine.

Laci dhe Selimi triumfojne ndaj Bylisit

Laci triumfoi 3-1 ndaj Bylisit ne ndeshjen hapese te javes se 6-te te Kategorise Superiore duke konfirmuar edhe nje here se eshte nje Zot i pakalueshem ne shtepi ne fitoren e trete ne po aq takime te zhvilluara. Heroi i kurbinasve ishte sulmuesi Xheladin Selimi autori i nje dopjete ne minutat 20 dhe 38 me penallti duke u ngjitur ne kuoten e tre golave ne gjashte javet e para. Kapiteni Amarildo Dimo shkurtoi diferencen ne minuten e 61-te por pa mundur te frymezoje skuadren per te shmangur humbjen e peste ne gjashte ndeshje te Bylisit. Sulmesi tjeter bardhezi Vangjel Mile ne minuten e 89-te vulosi rezultatin 3-1 goli i tij i dyte sezonal qe e ngjiti Lacin ne kuoten e 10 pikeve po aq sa Flamurtari i vendit te dyte por vlonjatet kane nje ndeshje me pak luajne kunder Kastriotit diten e premte.

6 superskuadrat nw Europw

Mediat europiane shkruajne sot se vetem 6 skuadra ne te gjitha kampionatet e kontinentit jane me pike te plota pas ndeshjeve te luajtura ne kete fillim sezoni. Sipas tyre Majnci ne Gjermani Porto ne Portugali Rejnxhers dhe Selltiku ne Skoci Bursaspori ne Turqi dhe Bangor Siti ne Uells kane fituar te gjitha ndeshjet qe kane luajtur. Uellsianet kane fituar 7 ndeshje ndersa pas tyre renditen gjermanet e Majncit dy skuadrat skoceze dhe Porto me 6 fitore e ne fund Bursaspori me 5 fitore.

Xheran Shaqiri nw rrjetwn e Bajernit

Talenti shqiptar Xherdan Shaqiri eshte tema me e nxehte ne merkaton zvicerane. Mesfushori i Bazelit ne kampionatin helvetik me formen e jashtezakonshme qe ka treguar. Trajneri i kampioneve te Gjermanise Bajernit te Munihut Luis van Gal ishte nje nga vleresuesit me te medhenj te tij. Nese une do te thosha dicka do ta perkufizoja ate shpejt ne kemi shfaqur interesim per Shaqirin. Por nderkohe qe do te ishte me mire per te dhe per ne qe une te mos ta thosha ate. Keshtu qe ai nuk do te kishte shume presion - citohet Van Gal nga zvicerania Blick. Deklarimet e Gjeneralit-Tulipan nuk mund te perkthehen ndryshe vecse me keto fjale Djaloshi eshte ne listen tone por ne nuk deshirojme ta veme ate nen presion apo se ne nuk duam qe te ngreme vleren e tij ne treg akoma me shume. Sipas faqes se specializuar transfermarkt.ch per momentin vlera e Shaqirit llogaritet ne 7.2 milione franka por ajo mund te rritet shume me teper pas interesimeve te klubeve me te medha europiane. Pas traumtor gol endrrash ne kualifikueset e Europianit kunder Anglise 1-3 si dhe paraqitjeve shembullore kunder finalisteve te Liges se Kampioneve gjate sezonit te kaluar Bajernit te Munihut. Pas ndeshjes kunder Bazelit une mund te permend nje lojtar te ri qe per Bajerni eshte i interesant - tha presidenti Uli Henes. Nga ana tjeter edhe mesfushori i Bajernit dhe i Kombetares gjermane Bastian Shvajnshtajger tha para ndeshjes se ai njihte nga Bazeli Frajin Shtrelerin Hygelin dhe 18-vjecarin qe i shenoi nje gol te mrekullueshem Anglise. Shaqiri ka nje kontrate deri ne vitin 2014 me Bazelin por portat e medha te futbollit europian jane te hapura per te.

1 Tetor 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›