E Diel, 1 Nëntor 2026

Procedurat e perfitimit te pensionit



Anilejda Shembitraku

Mijera emigrante shqiptare interesohen prane Institutit te Sigurimeve Shoqerore per procedurat e pensioneve. Ne nje interviste te dhene per gazeten Albania Naim Balluku drejtor i Drejtorise se Kontributeve ne ISSH ka shpjeguar rrugen ligjore qe duhet te ndiqet qe keta emigrante te jene perfitues te pensioneve sipas derdhjes se kontributeve.

Cilat jane problemet qe lidhen me sigurimet shoqerore per emigrantet
Problemet e emigranteve qe lidhen drejtpersedrejti me sigurimet shoqerore jane te shumta. Fakti qe nje pjese e madhe e emigranteve kane nje histori kontributive me Institutin e Sigurimeve Shoqerore ben qe ISSH-ja te kete nje detyrim moral dhe institucional qe kjo vjetersi te mos i digjet por ti jepet mundesia per te perfituar nga legjislacioni. Nga komunikimet e vazhdueshme me emigrantet dhe me perfaqesues te tyre si organizata shoqata dhe nga takimet individuale mund te rreshtojme keto probleme se pari mungesa e informacionit per sigurimet shoqerore sidomos per perfitimet qe mund te kene me vjetersine e punes qe kane ne Shqiperi se dyti duke pasur periudha te kaluara te pambuluara me sigurime shoqerore interesohen per rruget per kompletimin e tyre. Ne keto kushte nje numer i madh shtetasish dhe rrjedhimisht dhe emigrante rezultojne te pasiguruar per disa vite si per efekt te punes se zeze ashtu dhe te papunesise. Kjo dhe per arsyen se mbas viteve 90 u mbyllen ndermarrjet ekonomike dhe u shperbene kooperativat bujqesore duke rritur ne menyre te tejskajshme nivelin e papunesise.

Cilat jane mundesite e Institutit te Sigurimeve Shoqerore per ti mbeshtetur dhe si veprohet konkretisht

ISSH-ja ka shfrytezuar te gjitha mundesite dhe mjetet e informacionit per te informuar dhe per te mbajtur gjithnje ne dijeni te zhvillimeve dhe te ndryshimeve ne legjislacionin e sigurimeve shoqerore. Kjo eshte bere nepermjet organeve te medias se shkruar dhe vizive. Po keshtu jane bere takime ne Itali dhe Greqi me organizata shoqata dhe organe te shtypit te akredituara ne vendet perkatese duke i pajisur keto dhe me materiale per ti informuar per problematiken e paraqitur.

A keni marreveshje te nenshkruara
Nje rendesi te konsiderueshme ka nenshkrimi i protokolleve te marreveshjeve me disa patronate si Patronato INAS CISL Patronato ACAI dhe Patronato ACLI Patronat ACLI ka zyra perfaqesimi ne Tirane dhe Shkoder. Patronato INAS CISL operon me 800 dege ne te gjithe Italine dhe ne shume vende te tjera ndersa Patronatet ACAI dhe ACLI operojne ne 400 dege ne te gjithe Italine dhe ne vende te tjera te Europes dhe kontinente te tjera. Keto patronate kane marre persiper dhe me shpenzimet e tyre kane bere mjete promovuese per emigrantet shqiptare me fletepalosje postera shkrime ne shtyp etj. Po keshtu ne stafet e tyre jane punesuar emigrante shqiptare te cilet jane ne kontakte te vazhdueshme me komunitetin shqiptar.

APLIKIMI
Informimi per ndryshimet ne legjislacion

Nepermjet formulareve ne dy gjuhe te derguara per emigrantet ne Itali nga zyrat e patronateve emigrantet informohen per problemet qe lidhen me sigurimet shoqerore.
Gjate periudhes qe emigrantet kthehen per pushime ne Shqiperi ne te gjitha pikat doganore te levizjes se tyre shperndahen fletepalosje vendosen postera dhe materiale te tjera publicistike qe kane si qellim informimin e emigranteve per legjislacionin e sigurimeve shoqerore sidomos per probleme qe lidhen me emigrantet.

Informaliteti

Ne kushtet kur institucionet shteterore ishin teper te brishta puna informale kapte nivele teper te medha. Rrjedhimisht linte te pasiguruar shume punonjes ku nje pjese e mire e tyre iu drejtuan emigracionit. Se treti dokumentacioni per vjetersine e punes qe aktualisht nevojiten per te vertetuar vjetersine ne pune si regjistra themeltare librezat e punes liste-pagesat etj. u demtuan. Nuk u tregua asnje kujdes per mbylljen e periudhave te punes para viteve 90 dhe kompletimin e dokumentacionit. Ne keto kushte dokumentacioni i vjetersise ne pune u dorezua ne organet e sigurimeve shoqerore i paplote dhe me mangesi. Pra emigrantet duke qene larg vendit dhe institucioneve ndodhen perballe ketij realiteti qe ka te beje me konfirmimin e periudhave te kontributeve.

Neser do te lexoni
a- Konfirmimi i dokumentacionit
b- Kompletimi i viteve per pension
c- Sigurimi vullnetar per emigrantet pa u kthyer ne Shqiperi

1 Tetor 2010

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›