E Diel, 1 Nëntor 2026

Torino: Dëshirojm të mbajmë futbollistin nga Maqedonia

Njoftohet se mesfushori i Boltonit, Blerim Xhemaili, nuk do të kthehet më te skuadra e Ligës Premier, pasi që ekipi ku aktualisht është i huazuar, Torino, dëshiron që ta mbajë atë në Itali. Lojtari nga Maqedonia është paraqitur në disa ndeshje të Serie A këtë sezon, dhe tashmë presidenti i Torinos ka thënë se ata dëshirojnë të nënshkruajnë një kontratë me shqiptarin me pasaportë zvicerane. "Shpresojmë që t'i gjejmë financat për të nënshkruar një kontratë me të" është shprehur presidenti Urbano Cairo për gazetën "La Stampa". Bolton mund të kërkoj një shifër prej dy milionë eurosh për Xhemailin, pasi që lëndimi ia pamundësoi atij të tregohet në Angli.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›