Zoff: Do të fitojë skuadra më e qetë
Ish-trajneri i Lazios, Dino Zoff, ka thënë se derbin e madh romak të dielën do ta fitojë skuadra e cila do ta ketë qetësinë në fushë. "Mendoj se qetësia ka rëndësi shumë më të madhe se dëshira e madhe për ta fituar shpejt takimin". "Lazio ka sulmues të rrezikshëm të cilët dinë si të rrezikojnë. Megjithatë, kjo mund t'u kushtojë, pasi që ata mund të lodhen dhe skuadra kundërshtare ta shfrytëzojë këtë". Biancocelestët janë vetëm dy pikë prapa liderit Inter dhe objektivi kryesor i tyre është që të kualifikohen për Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.