Tornado në Zelandë të Re

Një tornado ka goditur Zelandën e Re, në veçanti qytetin e Oklandit, duke vrarë të paktën dy persona dhe plagosur disa të tjerë.
Tornadoja ka rrëzuar pemë dhe ka shkulur çatitë e shtëpive.
Mediat lokale shkruajnë se dukuria natyrore ishte aq e fortë, saqë shkuli nga vendi edhe çatinë e një qendre tregtare.
Kryetari i bashkisë së Oklandit, Len Brown tha se bilanci i viktimave mund të rritet. “Deri tani kemi pasur të konfirmuar vdekjen e dy personave. Kjo është një katastrofë”, ka deklaruar ai për mediat lokale.
Ndërkohë, dëshmitarë të ndryshëm kanë folur për copa çatish dhe makina që fluturonin në ajër. “Ka të paktën gjashtë makina të dëmtuara seriozisht. Unë pash makina që fluturonin rreth 30 metra mbi tokë”, ka deklaruar pronari i një dyqani.