E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nesër vendimi për Sheshelin?

Nga Express më 03 maj 2011 në ora 18:00

Tribunali në Hagë mund të marr nesër vendimin për udhëheqësin e radikalëve serbë, Vojislav Sheshel, të akuzuar për krime kundër njerëzimit, nëse vlerëson se nuk ka nevojë që të shpalosen dëshmitë e mbrojtjes.

Pas vendimit të gjykatësve në lidhje me debatin në përputhje me rregulloren 98, me ç’rast do të konstatohet se a e ka shpalosur prokuroria rastin dhe se a ka nevojë që edhe mbrojtja të shpalosë dëshmitë e saj, do të bëhet e njohur se a do të vazhdojë procesi gjyqësor kundër Sheshelit.

Deri me tani, në historinë e proceseve gjyqësore në Tribunalin e Hagës, gjykata asnjëherë nuk ka pranuar kërkesën e avokatëve mbrojtës të të akuzuarve për të ndërprerë procesin, sipas rregullores 98.

Sheshel, në seancën e zhvilluar më 9 mars, ka kërkuar një dëmshpërblim prej 10 milionë euro dhe përsëriti kërkesën që gjykata ta lirojë, pasi që prokuroria, sipas fjalëve të tij, nuk ka dëshmuar asgjë dhe se nuk e bazon në asgjë padinë kundër tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›