Dhjetëra të vrarë në Dera

Nga Express më 03 maj 2011 në ora 19:45
Një zëdhënës i ushtrisë tha se forcat e sigurisë së Sirisë i kanë vrarë 10 persona dhe 499 tjerë janë arrestuar, gjatë ndërhyrjeve shtëpi më shtëpi, në qytetin Dera.
Banorët kanë thënë se meshkujt e moshës prej 15 e deri në 40 vjeçare, janë arrestuar dhe dërguar në qendrat e burgimit.
Javën e fundit, ushtria në Siri i ka përdorë tanket për ta marrë kontrollin në Dera, qytet që është qendër e protestave kundër pushtetit represiv të presidentit, Bashar al-Assad.
Raportohet se arrestime ka pasur edhe në qytetet lindore, Qamishli, Raqa dhe në lagjet e Damaskut.
Sirianët po vazhdojnë të protestojnë, përkundër arrestimeve dhe shkeljes së dhunshme të forcave të sigurisë, nga të cilat janë vrarë së paku 560 civilë.